KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Rahimaj: Jam shtyrë me forcë nga Lladrovci, do ta paraqes në Polici
Politikë

Rahimaj: Jam shtyrë me forcë nga Lladrovci, do ta paraqes në Polici

Kosova News
Kosova News 17:34 -10/10/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryetari i Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj, ka thënë se është shtyrë me forcë dhe është ofenduar nga kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, në mbledhjen e Kuvendit të Asociacionit të Komunave të Kosovës (AKK).

Ai ka deklaruar se kryetarët e komunave që qeverisen nga Lëvizja Vetëvendosje po kërkojnë që komunat veriore të anëtarësohen në AAK, por kjo sipas tij po refuzohet nga kryetarë të tjerë të komunave.

Rahimaj ka shtuar se komunat veriore “po synohet të lihen jashtë dhe të anëtarësohen në një të ardhme me një organizatë të ardhshme siç mund të jetë ‘Zajednica’”.

“Na u mohua e drejta e fjalës nga kryetari i Kuvendit të Asociacionit, z.Aliu, që luan rolin e një kukulle sepse gjatë tërë diskutimit na u mohua e drejta e fjalës. Nga prapa erdhi kryetari Lladrovi që edhe më herët me pëshpërima fyente me fjalët më të ulëta që mund dikush t’i dëgjojë në rrugë. E, me forcë fizike më ka shtyrë duke tentuar të zbrazë edhe diskutimin”, ka deklaruar kreu i Kamenicës në emisionin “60 Minuta” të KTV-së.

Ai ka shtuar tutje se rastin ende s’e ka paraqitur në Polici, por që këtë do ta bëjë pasi tha se ka argumente ku dëgjohet Lladrovci duke ofenduar.

“Kemi video duke kapur kamerën e telefonit të njërit prej anëtarëve të Kuvendit, duke ia mohuar të drejtën e pasqyrimit të drejtë”, ka shtuar ai.

Pretendimet e Rahimajt i ka mohuar Lladrovci, duke thënë se s’e ka sulmuar atë, por “ka kërkuar të largohet”.

Lladrovci ka shtuar se incidenti i sotëm është tendencë për largimin e vëmendjes nga zhvillimet e fundit.

Gjithashtu lexoni:

Cakolli: Afati për konstituim të Kuvendit përfundon nesër në mesnatë

Kurti: Duhet marrëveshje për presidentin për të shmangur zgjedhjet

Kurti tregon se kur do të mund të mbahet seanca e radhës

Kurti: Pa marrëveshje nuk do ta krijojmë asnjë institucion, po bëj përpjekje për ta shmangur një palë zgjedhje të reja

Miftaraj: Vendi nuk shkon në zgjedhje edhe nëse nuk konstituohet Kuvendi

Kosova News 10/10/2024 10/10/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
18°C
Pristina
few clouds
18° _ 18°
64%
1 km/h
Thu
34 °C
Fri
32 °C
Sat
34 °C
Sun
34 °C
Mon
34 °C

Lajmet e Fundit

Ndalohen dy persona për sulmin ndaj një zyrtari të IPK-së, Prokuroria jep detaje
15:46 -06/08/2026
Në Spanjë besojnë se do ta organizojnë finalen e Botërorit 2030
15:06 -06/08/2026
Cakolli: Afati për konstituim të Kuvendit përfundon nesër në mesnatë
14:23 -06/08/2026
Kurti: Duhet marrëveshje për presidentin për të shmangur zgjedhjet
14:19 -06/08/2026
Egzon Reshani në paraburgim, dyshohet për tri vepra penale
13:44 -06/08/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?