KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » PDK fton seancë të jashtëzakonshme nesër për “koordinimin” e Kusarit me Radoiçiqin
Politikë

PDK fton seancë të jashtëzakonshme nesër për “koordinimin” e Kusarit me Radoiçiqin

Kosova News
Kosova News 17:26 -10/10/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

 Partia Demokratike e Kosovës ka kërkuar seancë të jashtëzakonshme për  bisedën ndërmjet Mimoza Kusari-Lilës, shefe e grupit parlamentar të VV-së, dhe Milan Radoiçiqit, i akuzuar për sulmin në Banjskë.

Kërkesa në drejtim të kryeparlamentarit Glauk Konjufca është dorëzuar nga shefi i deputetëve të PDK-së, Abelard Tahiri. Sipas PDK-së, “koordinimi” ndërmjet tyre është tradhti kombëtare, andaj edhe kërkojnë llogaridhënie nga vetë Kusari-Lila por edhe nga partia në pushtet.

“Fakti se kryetarja e GP- LVV Mimoza Kusari Lila i detyrohet komunikimit dhe kërkesave të Milan Radoiçiq, përbën në të njëjtën kohë edhe cenim të procesit hetimor që në kohën përkatëse ishte duke u zhvilluar ndaj tij, mbi bazën e të cilave hetime, i njëjti edhe kërkohej nga institucionet e sigurisë ndërkombëtare. Për më tepër, nga ky komunikim, përveç tjerash kuptohet se kryetarja e GP- LVV-së Mimoza Kusari-Lila ishte koordinuar për agjendën e Kuvendit dhe formën e votimit nga ana e Listës serbe, të çështjeve ne kuadër te kësaj agjende. Këto veprime konsiderojmë se përbejnë rrethana të mjaftueshme të cilat ngrënë shqetësime serioze të cilat e minojnë edhe besimin e publikut në punën dhe integritetit e Kuvendit te Republikës se Kosovës. Prandaj, sqarimi dhe llogaridhënia nga ana e saj, dhe e grupit parlamentar te LVV-së është së paku detyrë themelore përballë qytetareve dhe betimit ndaj Kushtetutës”, thuhet ndër të tjerash në kërkesën e PDK-së për seancë të jashtëzakonshme.

Gjithashtu lexoni:

PDK-së i mbetet gëzimi në fyt, LVV-së i rikthehet mandati i 52-të

PDK-ja e rikthen mandatin e 23-të

Vetëvendosje i siguron 52 ulëse në Kuvend me votat e diasporës, PDK-ja e humb edhe një mandat

Njësia Rajonale në Gjakovë shqipton 306 gjoba për përdorim të telefonit dhe konfiskon 44 patentë shoferë

Vazhdon puna në QNR, KQZ: U numëruan 102 nga 223 kuti votimi përmes postës

Kosova News 10/10/2024 10/10/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
broken clouds
16° _ 16°
67%
1 km/h
Tue
25 °C
Wed
28 °C
Thu
25 °C
Fri
24 °C

Lajmet e Fundit

Nuk ka fitues në ndeshjen Belgjikë – Egjipt
23:08 -15/06/2026
Trump: Marrëveshja me Iranin është nënshkruar
22:42 -15/06/2026
Rritet interesimi i të rinjve për FSK-në, 234 aplikime për 44 vende
21:45 -15/06/2026
Kurti theksoi përkushtimin e institucioneve të Republikës së Kosovës për avancimin e arsimit gjithëpërfshirës
21:09 -15/06/2026
Shqipëria nënshkruan tri konventa në Strasburg për shtetin ligjor
20:43 -15/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?