KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » TikTok paditet nga 13 shtete amerikane për ‘dëmtim të shëndetit mendor të të rinjve’
Teknologji

TikTok paditet nga 13 shtete amerikane për ‘dëmtim të shëndetit mendor të të rinjve’

Kosova News
Kosova News 10:45 -10/10/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Trembëdhjetë shtete amerikane po padisin TikTok me pretendimet se po dëmton shëndetin mendor të fëmijëve dhe nuk bën mjaft për t’i mbrojtur ata.

Paditë pretendojnë se aplikacioni për ndarjen e videove është krijuar për varësi dhe për t’i mbajtur adoleshentët pas ekranit.

TikTok tha se pretendimet ishin “të pasakta dhe mashtruese” dhe vuri në dukje veçori të tilla si koha e paracaktuar e ekranit dhe cilësimet e privatësisë për moshat nën 16 vjeç.

Bëhet e ditur se veprimi ligjor është një tjetër goditje për aplikacionin në pronësi të kompanisë kineze Bytedance, e cila tashmë përballet me një ndalim të mundshëm nga SHBA për shkak të frikës se mund t’i japë të dhëna qeverisë së Pekinit, shkruan skynews.

“Të rinjtë po luftojnë me shëndetin e tyre mendor për shkak të platformave të rrjeteve sociale të varura si TikTok”, tha prokurorja e përgjithshme e New Yorkut Letitia James.

Ndër tjera, padia akuzon TikTok se ka shkaktuar “dëmtime të thella psikologjike dhe fiziologjike” – duke përfshirë depresionin, ankthin dhe dismorfinë e trupit.

Zëdhënësi i TikTok, Alex Haurek tha se ishte i shqetësuar që shtetet nuk kishin zgjedhur të punonin me shërbimin për shqetësimet e tyre.

“Ne nuk pajtohemi fuqimisht me këto pretendime, shumë prej të cilave besojmë se janë të pasakta dhe mashtruese”, tha ai.

“Ne jemi krenarë dhe mbetemi thellësisht të përkushtuar ndaj punës që kemi bërë për të mbrojtur adoleshentët dhe do të vazhdojmë të përditësojmë dhe përmirësojmë produktin tonë.

Ato që paditin janë: Kalifornia, Illinois, Kentaki, Luiziana, Masaçusets, Misisipi, Nju Xhersi, New York, Karolina e Veriut, Oregon, Karolina e Jugut, Vermonti, Uashingtoni, si dhe Uashington DC.

Gjithashtu lexoni:

Gjiganti i Xiaomi-t po vjen: Redmi Note 17 Pro Max me kamerë 200 MP dhe bateri 10 mijë mAh

Apple synon fuqizimin e Inteligjencës Artificiale: iPhone 18 pritet të vijnë me 9GB RAM

Teknologjia përmirëson shërbimin/ Protezat e legenit tashmë mund të zgjasin mbi 30 vjet

Google hedh themelet për një qendër të inteligjencës artificiale në Indi, investim 15 miliardë dollarë

Revolucioni i 2026-ës: Samsung prezanton syzet që “shohin dhe kuptojnë” botën si njeriu

Kosova News 10/10/2024 10/10/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
moderate rain
16° _ 16°
91%
1 km/h
Wed
24 °C
Thu
25 °C
Fri
17 °C
Sat
24 °C
Sun
25 °C

Lajmet e Fundit

Dogana e Kosovës konfiskon në Vërmicë 25% të parave të padeklaruara
18:26 -22/07/2026
Inspektorati Qendror i Punës ndalon punimet në 6 kantiere ndërtimi
18:19 -22/07/2026
Policia e Kosovës njofton për një e-mail të rremë në emër të drejtorit të Përgjithshëm
18:00 -22/07/2026
Pas zjarrit në deponinë e mbeturinave në Sverkë të Pejës, angazhohet FSK-ja
17:56 -22/07/2026
Arrestohen tetë persona të kërkuar nga organet e drejtësisë në Gjakovë
15:42 -22/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?