KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Nobeli për Fizikë u ndahet dy shkencëtarëve që zhvilluan inteligjencën artificiale
Teknologji

Nobeli për Fizikë u ndahet dy shkencëtarëve që zhvilluan inteligjencën artificiale

Kosova News
Kosova News 15:26 -08/10/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Geoffrey Hinton, i njohur si babai i inteligjencës artificiale, dhe fizikani John Hopfield, e kanë fituar Çmimin Nobel për Fizikë, për punën e tyre në vendosjen e themeleve për inteligjencën artificiale.

Hulumtimet e tyre në vitet ’80 e kanë shtruar rrugën për teknologjinë që mund të bëjë revolucion në shoqëri, ndonëse sa shkon e shton shqetësime apokaliptike.

“Në situatë të njëjtë, do ta bëja sërish të njëjtën gjë, mirëpo shqetësohem se pasoja e përgjithshme është që sistemet mund të jenë më inteligjente sesa ne, dhe që mund të marrin kontrollin”, ka thënë britaniko-kanadezi, Hinton, 76-vjeçar, në një bashkëbisedim me gazetarët, pasi i është ndarë çmimi.

Hinton ka çuditur të gjithë më 2023 kur ka dhënë dorëheqje nga puna e tij në gjigantin Google, duke paralajmëruar për “rreziqet e mëdha për shoqërinë dhe njerëzimin”, që vijnë nga teknologjia.

Ellen Moons, udhëheqëse e Komitetit të Nobelit për Fizikë, ka thënë në një konferencë për media se pajisjet teknologjike janë bërë pjesë e jetës sonë, përfshirë identifikimin e fytyrës së njeriut dhe mundësinë e përkthimit të gjuhëve.

Ndonëse e ka duartrokitur potencialin e inteligjencës artificiale, Moons ka thënë se “zhvillimi i saj i shpejtë ka rritur shqetësimet edhe për të ardhmen tonë kolektive”.

“Njerëzit e bartin përgjegjësinë për përdorim të kësaj teknologjie të re në mënyrë të sigurt dhe etike”, ka thënë ajo.

Hopfield, 91-vjeçar, profesor amerikan në Universitetin Princeton, është përmendur si personi që ka krijuar “rrjetin Hopfied”, i njohur si memorie kompjuterike, që mund të përdoret për të “ruajtur edhe rikrijuar imazhe dhe gjëra tjera” përmes të dhënave që ka në dispozicion./REL

Gjithashtu lexoni:

Apple mund të përdorë AI për të ndihmuar iPhone tuaj të kursejë baterinë

Një nga kompanitë kryesore të Inteligjencës Artificiale nuk do t’ju lejojë të përdorni AI kur aplikoni për punë

Fillojnë punimet për modernizimin dhe zgjerimin e infrastrukturës fikse me fibra optikë në rrjetin e Telekomit të Kosovës

Skype mbyllet sot – ja çfarë ndodh me llogarinë dhe të dhënat e tua

Dy presidentë amerikanë kanë kërkuar që Apple të zhvendosë prodhimin në SHBA

Kosova News 08/10/2024 08/10/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
6°C
Pristina
overcast clouds
6° _ 6°
85%
1 km/h
Sat
15 °C
Sun
17 °C
Mon
18 °C
Tue
18 °C
Wed
17 °C

Lajmet e Fundit

Rama dhe Macron inaugurojnë shkollën franceze të kodimit “Ecole 42”
23:03 -16/05/2025
FSK-ja në fazën e fundit të tranzicionit, në fokus armatimi i rëndë dhe flota e helikopterëve
22:56 -16/05/2025
Futbollistët e Barcelonës festojnë titullin në rrugët e qytetit
21:56 -16/05/2025
Osmani takon kryeministrin e Belgjikës, diskutojnë për të ardhmen euroatlantike të Kosovës
21:22 -16/05/2025
BE-ja: Veprimet e fundit të autoriteteve të Kosovës në veri, rrezik për përshkallëzim
20:43 -16/05/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?