Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë shtatorit, ka ngritur gjithsej njëqind e nëntëdhjetë e dy aktakuza, kundër dyqind e gjashtëdhjetëpersonave, për raste të ndryshme penale.
Në njoftim thuhet se në Departamentin e Krimeve të Rënda, janë ngritur gjashtë aktakuza kundër trembëdhjetë personave.
“Në Departamentin për të Mitur, janë ngritur njëzet propozime për shqiptimin e masave edukative, të diversitetit ose dënimeve, kundër tridhjetë e nëntë të miturve”, theksohet në njoftim.
Ndërsa, sipas njoftimit, Departamenti i Përgjithshëm, i kësaj prokurorie gjatë shtatorit, ka ngritur njëqind e gjashtëdhjetë e gjashtë aktakuza kundër dyqind e tetë personave, për vepra të ndryshme penale.


