Forcat e Mbrojtjes të Izraelit (IDF) kanë bërë të ditur se kanë vrarë një zyrtar të lartë të Hezbollahut në sulmet e kryera në Liban të shtunën.
Nabil Qaouk, kreu i këshillit të sigurisë parandaluese të Hezbollahut dhe një anëtar kyç i këshillit qendror të tij, është vrarë nga avionët luftarakë dje, thuhet në një deklaratë të IDF-së.
Hezbollahu nuk ka dhënë asnjë koment mbi fatin e Qaouk.
IDF e përshkroi Qaoukun si “afër majës” së Hezbollahut teksa tha se ai i angazhuar drejtpërdrejt në promovimin e komploteve terroriste kundër shtetit të Izraelit dhe qytetarëve të tij.