KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Guvernatori i ​BQK-së flet për anëtarësimin në Kartonin e Gjelbër, dhe për rritjen ekonomike për vitin 2024
Lajme

Guvernatori i ​BQK-së flet për anëtarësimin në Kartonin e Gjelbër, dhe për rritjen ekonomike për vitin 2024

Kosova News
Kosova News 18:51 -28/09/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës(BQK), Ahmeti Ismaili, thotë se rritja ekonomike këtë vit pritet të jetë 3.9 për qind, derisa nënvizon se sektori financiar në Kosovë është stabil dhe brenda parametrave rregullator. Përkitazi me këtë, guvernatori Ismaili e pranon se fitimet për bankat komerciale në Kosovë janë të larta, por shton se BQK-ja do të ketë një qasje të re sa përket kapitalizmit të fitimeve dhe konservimit të tyre.

Ismaili në një intervistë flet edhe për anëtarësimin e Kosovës në Kartonin e Gjelbër dhe zbatimin e vendimit për ndalimin e dinarit serb në Kosovë.

“Ekonomia ka pas një rritje prej 3.3 për qind për vitin 2023, pa marrë parasysh ende publikimin e ri që ka bërë ASK-ja. Pritjet tona janë që ekonomia të rritet për këtë vit me rreth 3.9 për qind, përsëri subjekt i rishikimit nga të dhënat e fundit që ka vendosur ASK-ja, sepse kjo ndikon edhe në projeksionin tonë. Inflacioni ka pasur një rënie në 4.9 për qind, nga 11.6 për qind që ishte një vit më herët dhe presim që ky vit të mbyllet me rreth 2.5 për qind inflacion. Sektori financiar është sektor stabil, i kapitalizuar mirë dhe brenda parametrave rregullator, ndërsa sektori bankar gjithashtu ka shënuar një rritje të mirë me gjitha parametrat e duhur, dhe është një prej sektorëve të fortë që ndërton sektorin financiar të vendit”, deklaron Ismaili.

Ndërkaq, sa i përket, vendimit për dinarin, ai thotë se kjo është çështje e mbyllur tashmë, dhe se vendimi duhet të zbatohet.

“Kjo çështje për ne konsiderohet çështje e përmbyllur, d.m.th me rregullativin e re që kemi vendosur që është në fuqi, transaksionet nga institucionet e palicensuara nuk mund të kryhen, nuk mund të ketë kalim të kufirit në asnjë valutë pa lejen e BQK-së, pra askush nuk mund të transportojë cash, dhe sigurisht se si mjet pagese është vetëm euro. Banka Qendrore nuk është se monitoron me inspektorë në terren në transaksione private, por ën aspektin e sektorit financiar ekziston vetëm një valutë në pagesa, pra është mjet pagese vetëm euro…Kjo është në të mirën e dhe qytetarëve, mos të harrojmë se kryerja e pagesave me valuta të palejuara, qoftë dinari apo tjetër, ekspozon në mosnjohjen e asaj pagese, pra nuk është e vlefshme ligjërisht, nuk ka asnjë mbrojtje ligjore për të dhe për rrjedhojë mund të përbejë element për ndjekje ligjore”, thotë Ismaili.

Ai nënvizon se tashmë janë 34 institucione banka dhe jo banka që operojnë në veri.

“Ne kemi pas një tentativë për komunikim me Bankën Qendrore të Serbisë, komunikime tjera formale nuk ka pasur. Ne konsiderojmë që është çështje e brendshme e Kosovës përfshirja financiare sa më e madhe e qytetarëve tanë, BQK ka marrë masa që numri i institucioneve financiare në veri të rritet, përfshirja financiare atje të rritet. Tashmë kemi 34 institucione banka dhe jo banka që operojnë në veri, kemi edhe një degë të re bankare në Leposaviq. Ideja është që nga funksionimi me institucione ilegale dhe që kanë ekspozuar ndaj rreziqeve te vet qytetarët të kenë alternativa në institucione legale dhe institucione financiare në veri. Jemi të përkushtuar që qasja në financa të jetë për të gjithë qytetarët dhe atje do të trajtohen njësoj sikur të gjithë”, nënvizon ai.

Ai flet edhe për nevojën që Kosova të anëtarësohet në Kartonin e Gjelbër.

“Kjo është një çështje që ende po vazhdon për fat të keq pa një epilog, ka përpjekje që kjo të trajtohet edhe në kuadër të Procesit të Berlinit, përkatësisht në lëvizjen e lirë të mallrave dhe njerëzve, ka diskutime në nivel diplomatik, ne gjithë sa herë i takojmë përfaqësuesit diplomatik të huaj në Kosovë, përpiqemi që të adresojmë, është arritja e një momentumi që Kosova të anëtarësohet në Këshillin e Byrove dhe për rrjedhojë të fitojë nga Kartoni i Gjelbër është si duket opsioni, por është i vetëm i mundur në qoftë se ndryshon statuti, për ndryshimin e të cilave në bazë të studimeve që kemi mjafton një shumicë e thjeshtë prej 70 për qind të anëtarëve pa të drejtë të vetos të askujt, andaj, konsiderojmë se është e mundur që në aspektin e diplomacisë kjo të arrihet.

Deri atëherë fatkeqësisht pasojat në aspektin ekonomik dhe të lëvizjes së lirë, por, edhe të kostos së transportit janë të mëdha. Një prej sektorëve që ndikohet negativisht është sektori transportit, i vetmi sektor i eksportit si shërbim që ka deficit në këtë kategori, pikërisht për shkak se nuk është zhvilluar sektori transportueseve të mëdhenj, i flotave të mëdha të transportit të kamionëve e të tjerave me radhë, bizneset tona i shfrytëzojnë transportuesit rajonal për këtë qëllim, pra, importojnë shërbime të transportit për shkak pikërisht të kufizimit të Kartonit të Gjelbër”, shton Ismaili.

Gjithashtu lexoni:

Sveçla: Kosova është dëshmi e lirisë me sakrificën e dëshmorëve e martirëve

Kosova dhe Komisioni Evropian mbajnë takimin e komitetit monitorues të Instrumentit të Asistencës së Para-anëtarësimit

Ministria e Mbrojtjes merr vlerësim të mirë nga ZKA-ja

Ndahen 300 mijë euro për ujësjellësin në Gjakovë, përfitojnë gjashtë fshatra

30 ditë afat për ankesa kujt i është refuzuar aplikimi për 100 eurot, thotë ATK

Kosova News 28/09/2024 28/09/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
13°C
Pristina
overcast clouds
13° _ 13°
79%
1 km/h
Tue
28 °C
Wed
27 °C
Thu
25 °C
Fri
27 °C
Sat
27 °C

Lajmet e Fundit

Sveçla: Kosova është dëshmi e lirisë me sakrificën e dëshmorëve e martirëve
21:38 -16/06/2026
Trump në samitin e G7: SHBA-ja do të rikthejë sanksionet ndaj Rusisë
21:01 -16/06/2026
Kosova dhe Komisioni Evropian mbajnë takimin e komitetit monitorues të Instrumentit të Asistencës së Para-anëtarësimit
20:29 -16/06/2026
Terras: Është shumë me rëndësi që Kosova të fitojë statusin e vendit kandidat
19:54 -16/06/2026
Cakolli: VV-ja pritet ta marrë ulësen e 53-të, garë e ngushtë ndërmjet PDK-së dhe LDK-së për një mandat
19:03 -16/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?