KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » ZRRE: Një përqindje e vogël në veri po paguan faturat e rrymës
Ekonomi

ZRRE: Një përqindje e vogël në veri po paguan faturat e rrymës

Kosova News
Kosova News 10:38 -28/09/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

23 mijë konsumatorë në veri të vendit furnizohen me energji elektrike, por një përqindje e vogël e tyre e paguajnë atë, ka thënë zyrtari i Zyrës Rregullatorit për Energji (ZRRE), Petrit Pepaj.

Ai ka thënë se me licencimin e kompanisë serbe, Elektrosever, konsumi në atë pjesë ka rënë krahasuar me vitet e kaluara, ndërsa përmend detyrimin që kompania serbe e ka ndaj ZRRE-së për të raportuar çdo muaj.

“Elektroseveri siç e dini është i licencuar nga Zyra Rregullatorit për Energji, sipas ligjeve të Republikës së Kosovës. Si rrjedhojë e këtij licencimit Elektroseveri e ka për obligim të raportoj çdo muaj. Në bazë të raporteve të shtatë mujorit të këtij viti janë 113 mijë kilovatë në orë të energjisë elektrike të faturuara, të përkthyera në pare janë diku rreth 8 milionë euro, ndërsa inkasimi ka filluar, pak çalon në aspektin e klasimit diku janë 631 mijë të inkasuar prej asaj energjie e cila është e faturuar”, ka thënë Pepaj.

Pepaj njofton se në pjesën veriore të Mitrovicës, ka një përqindje të vogël që paguajnë energjinë elektrike, duke shtuar se që nga viti 2017 në atë pjesë nuk është paguar energjia.

“Aktualisht përqindja është e vogël nuk është përqindje e madhe, për shkak se në atë pjesë pothuajse një kohë të gjatë nuk është bërë pagesa e energjisë elektrike dhe njerëzit nuk paguajnë hezitojnë të fillojnë me pagesa. Mirëpo siç shihet tani ka filluar një trend që pagesa e energjisë elektrike të filloj të bëhet edhe në atë pjesë”, ka njoftuar ai.

Në rast të mospagimit, ai ka theksuar se bëhet shkyçja e konsumatorët me energjinë elektrike, duke shtuar se deri tani ende nuk ka filluar me shkyçje e konsumatorëve për mospagesë të energjisë elektrike në pjesë veriore të vendit.

“Elektroserveri i nënshtrohet të gjitha ligjeve të Republikës së Kosovës, për mospaguesit e energjisë elektrike vlen rregulla për shkyçje të konsumatorit në sektorin energjisë për të gjithë ata që nuk e paguajnë energjinë elektrike. Elektroserveri ka të drejtën e vet që të ndërmarrë të gjitha masat e mundshme për të gjithë konsumatorët të cilët nuk paguajnë. Deri tash Elektroserveri në bazë të raportit që ka dërguar ende nuk ka filluar me shkyçje e konsumatorëve për mos pagesë të energjisë elektrike, për arsye sepse është faza e implementimit vendosjes së njehsorë disa konsumatorë nuk ka njehsor disa të tjerë ka pasur njehsor jo të përshtatshëm për matje. Do të thotë është procesi i vendosjes së njehsorëve, regjistrimi i tyre, krijimi i data bazës dhe lëshimin e faktuarve për pagesë të energjisë elektrike”, theksoi Pepaj.

Ai potencoi se nuk ka furnizim me energji elektrike për ato ndërmarrje që abuzojnë me energji apo nuk e paguajnë energjinë elektrike.

“Përderisa Elektroserveri nuk është licencuar në atë pjesë nuk ka pasur ndërmarrje e cila ka qenë e licencuar për të kryer aktivitet në sektorin e energjisë në atë pjesë për furnizim të energjisë elektrike dhe as për shpërndarje, për shkak se operatorët të cilat janë të licencuar në atë pjesë nuk kanë pasur qasje në pjesën e Veriut dhe ajo energji është marrë por nuk është faturuar. Zakonisht ndërmarrjet për furnizim të energjisë elektrike krijon biznes komercial dhe asnjë ndërmarrje nuk furnizon energjinë elektrike te ata njerëz të cilët abuzojnë me energji apo nuk e paguajnë energjinë elektrike”, potencoi ai.

Po ashtu, Pepaj deklaroi se me ndalimin e kripto-valutave konsumi në atë pjesë ka rënë krahasuar me vitet e kaluara.

“Ne si rregullator krijojmë bazë ligjore për veprim për ndërmarrjet që operojnë në atë pjesë, sa kemi informata në bazë të raportit që ne dërgojmë ne shohim vetëm numrin e konsumatorëve dhe nuk e dimë se çfarë aktiviteti kryen. Konsumatorët janë të ndarë, në konsumatorët familjarë që kanë shfrytëzimin e energjisë elektrike e bëjnë për nevoja familjare, kurse ata konsumatorë të cilët që e kanë për nevoja komerciale siç janë bizneset që operojnë në atë pjesë. Zakonisht me fillimin e operimeve dhe çdo gjëje shihet që me ndalimin e kripto-valutave shihet që konsumi në atë pjesë ka rënë krahasuar me vitet e kaluara”, deklaroi Pepaj.

Tutje, Pepaj ka thënë se për ata konsumatorë të cilët nuk i përmbushin kushtet për matje faturohet paushallë. Kurse për ata që energjia elektrike bëhet me skemë tarifore paguajnë si të gjithë qytetarët e tjerë.

“Në bazë të shënimeve që i kemi marrë së fundmi nga Elektroseveri, llogariten që janë rreth 23 mijë konsumatorë në Veri. Mbi bazën mbi ligjin për gjuhën, gjuha serbe dhe alfabeti i saj në gjuhën zyrtare të Republikës së Kosovës, konsumatorët duhet të dërgohet faktuar në gjuhën në të cilën e kupton. Në atë pjesë faktuara duhet të mbajë elemente edhe të gjuhën shqipe dhe atë serbe. Faturimi i energjisë ka filluar në atë pjesë por a shkon faktuara tek të gjithë konsumatorët, këta nuk mund të them me saktësi. Në bazë të informatave që kemi faktuarat ku nuk ka matje, ose nëse njësori nuk i përmbush kushtet për matje, faturohet paushallë, ndërsa tek pjesa ku konsumi i energjisë elektrike bëhet me matje është një skemë tarifore në të cilën Elektroseverin e përdor, që është e njëjtë me strukturën tarifore që e paguajnë qytetarët e pjesës tjetër të Republikës së Kosovë”, u shpreh ai.

Gjithashtu lexoni:

Basha: Nuk bëhet fjalë për “heqje dheu” – Rama po manipulon, por nga mashtruesit dhe manipuluesit nuk pritet më shumë

Vazhdon puna në QNR, KQZ: U numëruan 102 nga 223 kuti votimi përmes postës

Bankat në Kosovë ulin disa nga tarifat e shërbimeve, theksohet rritja e konkurrencës dhe transparenca financiare

Ekzekutohen nga 100 euro për punëtorët e sektorit privat, Murati njofton edhe për mbështetjen e studentëve

Nënshkruhen kontratat për sanimin e skarpateve në autoudhën “Ibrahim Rugova”

Kosova News 28/09/2024 28/09/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
13°C
Pristina
overcast clouds
13° _ 13°
79%
1 km/h
Tue
28 °C
Wed
27 °C
Thu
25 °C
Fri
27 °C
Sat
27 °C

Lajmet e Fundit

Nuk ka fitues në ndeshjen Belgjikë – Egjipt
23:08 -15/06/2026
Trump: Marrëveshja me Iranin është nënshkruar
22:42 -15/06/2026
Rritet interesimi i të rinjve për FSK-në, 234 aplikime për 44 vende
21:45 -15/06/2026
Kurti theksoi përkushtimin e institucioneve të Republikës së Kosovës për avancimin e arsimit gjithëpërfshirës
21:09 -15/06/2026
Shqipëria nënshkruan tri konventa në Strasburg për shtetin ligjor
20:43 -15/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?