Lëvizja Vetëvendosje ka publikuar disa statistika, të cilat renditin Kosovën në krye të listës me shkallën më të ulët të papunësisë në rajon.
Sipas Barometrit Ballkanik, te paraqitur në të dhënat që ndau VV-ja, niveli më i ulët i papunësisë në rajon është në Kosovë, me 4 për qind.
E dyta renditet Shqipëria, me 8%.
Mesatarja rajonale e papunësisë është 11%. Niveli më i ulët i papunësisë rezulton në Kosovë 4%, në Serbi me 7%, Malin e Zi 9%, Maqedoninë e Veriut 13% dhe Bosnjë, 11%.
Në 1000 persona të pyetur Kosova kishte nivelin më të lartë të të punësuarve me pagë me 65% të të pyeturve, Serbia me 54%, Bosnja me 52, Maqedonia e Veriut me 48% dhe Mali i Zi me 52%”, thuhet në njoftimin e LVV-së.
Të dhënat kanë dalur nga Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal.


