Cristiano Ronaldo i ka reaguar ashpër dy legjendave Gary Lineker dhe Alan Shearer.
Ata e sulmuan sulmuesin portugez pas veprimeve të tij në Euro 2024, ku filloi të qaj pas humbjes së penalltisë në ndeshjen kundër Sllovenisë.
Në podcastin e “The Rest Is Football”, Lineker e krahasoi sulmuesin e Al-Nassr me një nxënës të frustruar, derisa Shearer tha se CR7 ka probleme me egon e tij.
Por këtyre kritikave i është kundërpergjigjur ashpër Ronlado, gjatë një bisede me ish-shokun e tij te Manchester United, Rio Ferdinand.


