KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Mbyllet sërish stadium “Fadil Vokrri”
Sport

Mbyllet sërish stadium “Fadil Vokrri”

Kosova News
Kosova News 11:05 -12/09/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Stadiumi “Fadil Vokrri” nuk do të ketë asnjë aktivitet sportiv për 25 ditët e ardhshme pasi do të punohet për ta kompletuar rritjen e barit natyral, ka njoftuar Federata e Futbollit të Kosovës të enjten.

Sipas njoftimit të FFK-së, kjo është rekomanduar nga ekspertët e fushave të UEFA-s.

Tugrul Hocaoglu, doktor i agronomisë dhe ekspert i fushave nga UEFA, i cili ka qenë përgjegjës për stadiumet e finales së Champions League, sipas njoftimit, ka shpjeguar se bari natyral është në proces rritjeje në “Fadil Vokrri” dhe për këtë është e nevojshme kohë.

“Momentalisht, moti që po mbretëron është në favor të këtij procesi dhe puna do të kryhet intensivisht për një muaj. Në 25 ditët e ardhshme, duke filluar nga dita e sotme, në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, nuk do të ketë asnjë aktivitet sportiv, as ndeshje as seanca stërvitore, sepse fusha do të punohet për të arritur qëllimin e të gjithëve, kompletimin e fushës hibride me rritjen e barit natyral në të”, thuhet në njoftimin e FFK-së.

Aktivitetet në fushën e stadiumit “Fadil Vokrri” do të rikthehen për ndeshjen e radhës të Kosovës më 15 tetor.

Përveç ekspertëve të UEFA-s, stadiumi u vizitua edhe nga ministri i Sportit, Hajrulla Çeku dhe kryetari i FFK-së, Agim Ademi.

Së fundmi lojtarët e Rumanisë që zhvilluan ndeshjen e Ligës së Kombeve ndaj Kosovës patën kritika për terrenin e “Fadil Vokrrit”. Ngjashëm deklaroi edhe trajneri i “Dardanëve”, Franco Foda.

Terreni i “Fadil Vokrrit” u rinovua plotësisht këtë vit për 1.3 milionë euro.  

Gjithashtu lexoni:

Argjentina e mposht Anglinë dhe siguron finalen e Botëorit

Angli – Argjentinë, formacionet zyrtare

Spanja e mposht me lehtësi Francën dhe kalon në finale të Botërorit

Francë – Spanjë, formacionet zyrtare

Yamal: Jemi kampionë të Evropës, s’kemi frikë nga askush

Kosova News 12/09/2024 12/09/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
18°C
Pristina
scattered clouds
18° _ 18°
89%
1 km/h
Thu
30 °C
Fri
33 °C
Sat
38 °C
Sun
34 °C
Mon
29 °C

Lajmet e Fundit

Kurti: Në tri vitet e ardhshme, Zvicra do të investoi 64 milionë franga për Kosovën
11:54 -16/07/2026
Ministria e Sportit dhe Rinisë ndan afro 400 mijë euro për bileta aeroplani
11:35 -16/07/2026
Kur vendimet flasin më shumë se zhurma: Profili i gjyqtares Rovena Kastrati
11:25 -16/07/2026
Policia realizon dy ekstradime: Njëri dërgohet në Gjermani, tjetri sillet në Kosovë
11:15 -16/07/2026
“Pres më shumë”, Sveçla i reagon Shqipërisë për qëndrimin ndaj Serbisë
11:12 -16/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?