Kryeministri Albin Kurti ka rikujtuar se si para tre vjetësh i kishin prezantuar bashkë me ministrin e Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, shtesat për nënat lehona dhe fëmijët. Sipas Kurtit, prej atëherë afër 60 mijë nëna të reja dhe mbi 410 mijë fëmijë deri në moshën 16-vjeçare kanë përfituar k mbështetje nga shteti që përkujdeset për ta. Sipas tij, kemi edhe efekte tjera pozitive mbi rezultatet e dobishme të synuara: 100 mijë gra hapën xhirollogari bankare për herë të parë.
Kurti ka thënë se shtesat janë trashëgimi e pakthyeshme e këtij mandati qeverisës.
“Kemi edhe efekte tjera pozitive mbi rezultatet e dobishme të synuara: 100 mijë gra hapën xhirollogari bankare për herë të parë. Nga premtimi zgjedhor, në zotim programor, shtesat për lehona dhe fëmijë tashmë janë trashëgimi e pakthyeshme e këtij mandati tonë qeverisës”, ka shkruar Kurti.


