Në stadiumin “Epet Arena” në Pragë ka nisur dueli ndërmjet Ukrainës dhe Shqipërisë në ndeshjen e parë të edicionit të ri të Ligës së Kombeve.
Ndeshja është e vlefshme në kuadër të Ligës B – grupit B1. Para këtij dueli, Gjeorgjia ka mposhtur si vendës Republikën Çeke 4:1.
Shqipëria ndeshjen e dytë në grup do ta luajë kundër Gjeorgjisë më 10 shtator si vendës.


