Të paktën dy persona janë vrarë dhe 20 tjerë janë lënduar në një sulm ajror në qytetin perëndimor ukrainas Lviv, ka njoftuar guvernatori rajonal Maksym Kozystskyi, raporton “BBC”.
Kryebashkiaku i qytetit Andryi Sadovy ka thënë se një numër i ndërtesave janë përfshirë nga zjarri, ndërsa dy shkolla do të mbesin të mbyllura të mërkurën si rezultat i sulmeve.
Shpërthime janë dëgjuar edhe në kryeqendër Kiev në orët e hershme të së mërkurës, ndërsa mbrojtja ajrore tentoi të rrëzonte raketat ruse.
Ushtria e Ukrainës ka thënë se i gjithë vendi është vendosur në një gjendje gatishmërie nga sulmet e mundshme ajrore ruse.
Sulmet e fundit vijnë vetëm një ditë pasi 51 persona u vranë nga një sulm ajror rus në qyteti Poltava.
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka thënë se Rusia do të paguajë për sulmet dhe i ka përsëritur thirrjet për më teprë mbrojtje ajrore për Ukrainën e po ashtu për leje që t’i përdorë raketat me rreze të gjata veprimi për sulme në territorin rus.


