KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » BE-ja e kritikon Serbinë për takimin e paralajmëruar të Vulinit me Putinin
PolitikëRajon

BE-ja e kritikon Serbinë për takimin e paralajmëruar të Vulinit me Putinin

Kosova News
Kosova News 17:40 -03/09/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Bashkimi Evropian e ka paralajmëruar Serbinë se mbajtja e lidhjeve me Moskën gjatë agresionit rus kundër Ukrainës nuk është në përputhje me vlerat e bllokut, e as me procesin e anëtarësimit në të.

Ky reagim i Brukselit vjen pas një takimit të planifikuar të zëvendëskryeministrit të Serbisë, Aleksandar Vulin me presidentin rus, Vladimir Putin, në margjinat e Forumit Ekonomik Lindor (EEF), i cili mbahet nga 3 deri më 6 shtator në Vladivostok të Rusisë.

“Bashkimi Evropian ka qenë shumë i qartë me partnerët tanë: marrëdhëniet me Rusinë nuk mund të jenë normale pas luftës së paprovokuar dhe të pajustifikuar të Rusisë kundër Ukrainës,” tha BE-ja për Radion Evropa e Lirë (REL) më 3 shtator.

BE-ja “dëshiron të llogarisë në të gjitha vendet kandidate si partnerë të besueshëm evropianë për parime, vlera, siguri dhe prosperitet të përbashkët”.

Kabineti i Putinit tha se presidenti rus do të takohet me Vulin më 4 shtator. Po ashtu, Putini do të takohet në të njëjtën ditë edhe me kryeministrin e Malajzisë dhe zëvendëspresidentin e Kinës.

Duke iu përgjigjur pyetjes së REL-it për takimin e Vulinit me Putinin, kryeministri serb, Millosh Vuçeviq, tha se njoftimin për atë takim e ka parë në media.

Ai tha se “nuk është asgjë epokale e as aq e tmerrshme” që Vulini do të takohet me Putinin në Rusi.

“Ne nuk i kemi ndërprerë marrëdhëniet diplomatike me Federatën Ruse, nuk është e ndaluar që dikush të takohet me përfaqësuesit e Federatës Ruse”, shtoi Vuçeviq gjatë një turneu në Novi Pazar, në Serbinë jugperëndimore.

Vuçeviq theksoi se Serbia nuk inkurajon luftën në Ukrainë dhe nuk mbështet shkeljen e integritetit territorial të Ukrainës.

“Ne votuam për të gjitha rezolutat që konfirmojnë integritetin ukrainas, por ne nuk heqim dorë nga miqësia jonë me Federatën Ruse, nuk vendosëm sanksione, e as nuk e dëbuam ambasadorin. Përkundrazi, ne kemi komunikim normal”, theksoi ai.

Ai kujtoi gjithashtu se kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, si lider i një shteti anëtar të Bashkimit Evropian dhe NATO-s, ishte së fundmi në Moskë dhe u takua me Putinin.

“Nëse i lejohet Orbanit, sigurisht që mund të takohet edhe Vulini. Nuk shoh ndonjë dallim, apo qasje tjetër”, tha kryeministri i Serbisë.

“Ne nuk do të kërkojmë falje për politikën tonë dhe ta justifikojmë atë. Ne mund ta shpjegojmë politikën tonë,” përfundoi Vuçeviq.

Prej se e mori postin e zëvendëskryeministrit të Serbisë në maj, Vulin e ka vizituar dy herë Rusinë.

Ai ka vazhduar të mbajë lidhje të ngushta me Kremlinin edhe pasi Rusia filloi pushtimin e Ukrainës në shkurt 2022. Gjatë vizitave të tij në Moskë, ai vazhdimisht thekson se Serbia nuk do të vendosë sanksione ndaj Kremlinit.

Vulin – ish-drejtor i Agjencisë së Sigurisë dhe Informacionit (BIA) – është nën sanksione nga Shtetet e Bashkuara, ndër të tjera, për shkak të lidhjeve të tij me Rusinë.

Serbia është një nga vendet e pakta evropiane që nuk ka vendosur sanksione ndaj Moskës pas pushtimit të Ukrainës, për çfarë është kritikuar nga Brukseli, të cili synon t’i bashkohet në atë ardhmen/ rel

Gjithashtu lexoni:

Protesta e 42-të për Zvërnecin para Kryeministrisë në Tiranë

Kurti në Kongresin e BSPK-së: Paga minimale është rritur në 500 euro, po forcojmë mbrojtjen e të drejtave të punëtorëve

Shpallen në kërkim babë e bir, policia u zbulon parcelën me drogë në fshatin Gështenjë të Kukësit

Reuters zbulon dosjen e SPAK-ut: Dyshime për falsifikim të dokumenteve të pronësisë në Zvërnec

Abdixhiku: Me Kurtin diskutuam për vlera dhe ide programore, duhet t’i shmangim zgjedhjet

Kosova News 03/09/2024 03/09/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
18°C
Pristina
scattered clouds
18° _ 18°
77%
1 km/h
Sun
27 °C
Mon
27 °C
Tue
31 °C
Wed
25 °C
Thu
20 °C

Lajmet e Fundit

Trump: 1000 raketa janë gati nëse Irani tenton atentat ndaj meje
21:05 -11/07/2026
Protesta e 42-të për Zvërnecin para Kryeministrisë në Tiranë
21:03 -11/07/2026
Ramaj kërkon të largohet nga Dortmundi
20:37 -11/07/2026
Kufinjtë e hapur, pritje vetëm në Han të Elezit
20:15 -11/07/2026
Haxhiu për Srebrenicën: Mohimi i gjenocidit nuk mund të ketë vend
19:41 -11/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?