KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Prokuroria për sulmin me armë: Grupet kishin mosmarrëveshje të mëhershme
Siguri

Prokuroria për sulmin me armë: Grupet kishin mosmarrëveshje të mëhershme

Kosova News
Kosova News 12:14 -02/09/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Prokuroria Themelore në Prishtinë njoftoi se incidenti me armë zjarri mes disa personave në Prishtinë është iniciuar si “vrasje e rëndë” dhe “mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve”.

Në njoftim u tha se janë ndaluar pesë persona për këtë rast, derisa trupi i personit të vrarë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për autopsi. Prokuroria tha se grupet kanë pasur mosmarrëveshje të mëhershme.

Një person ka vdekur e pesë të tjerë kanë mbetur të plagosur në Prishtinë, pas sulmit me armë mes dy grupeve të dielën.

“Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë Zejnullah Gashi, së bashku me Prokurorin kujdestar kanë dal në vendin e ngjarjes dhe së bashku me hetuesit policor kanë konstatuar se në këtë rast kemi të bëjmë me një përleshje  në mes dy grupeve të armatosura si pasojë e mosmarrëveshjeve të mëhershme,  ku si pasojë e kësaj një person ka mbetur i vdekur në vendin e ngjarjes, ndërsa pesë të dyshuar tjerë kanë marrë lëndime trupore dhe janë dërguar Klinikën Emergjente në QKUK, për të marrë trajtimin e duhur mjekësor dhe për momentin janë jashtë rrezikut për jetë. Me urdhër të prokurorit të shtetit është bërë sigurimi i vendit të ngjarjes nga Policia e Kosovës si dhe janë kryer veprimet hetimore nga Njësia e Forenzikës. Po ashtu me urdhër të Prokurorit trupi i pa jetë i gjetur në vendin e ngjarjes është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për të iu bërë Autopsia”, thuhet në komunikatë.

Tutje u tha se po zhvillohen hetime pasi dyshohet se ka edhe persona të tjerë të përfshirë, por që ende s’janë identifikuar.

“Rasti penal është filluar në drejtim të veprës penale ‘Vrasja e Rendë’ në bashkëkryerje, si dhe veprën penale ‘Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’ ku në këtë rast me vendim të prokurorit janë ndaluar pesë (5) persona, si dhe janë duke u zhvilluar veprime hetimore në identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë rast pasi që dyshohet se në këtë rast janë të përfshirë edhe persona të tjerë ende të pa identifikuar”, thuhet në njoftim.

Gjithashtu lexoni:

KFOR-i dhe ekipet emergjente bashkojnë forcat në Bondsteel, trajnim për jetë dhe siguri

Kushtetuesja shfuqizon aktgjykimin e Supremes për Koordinatorin Kombëtar të Krimit Ekonomik

IPK suspendon tre zyrtarë policorë në Prizren

BSPK kërkon të ndërpritet puna në ndërtimtari nga ora 11:00 deri në 17:00

Jashari pret në takim mirëseardhës Atasheun e Mbrojtjes së Mbretërisë së Bashkuar

Kosova News 02/09/2024 02/09/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
13°C
Pristina
overcast clouds
13° _ 13°
79%
1 km/h
Tue
28 °C
Wed
27 °C
Thu
25 °C
Fri
27 °C
Sat
27 °C

Lajmet e Fundit

Dogana Durrës sekuestron 25,000 euro të padeklaruara në Portin e Durrësit
15:20 -16/06/2026
30 ditë afat për ankesa kujt i është refuzuar aplikimi për 100 eurot, thotë ATK
15:19 -16/06/2026
KFOR-i dhe ekipet emergjente bashkojnë forcat në Bondsteel, trajnim për jetë dhe siguri
14:59 -16/06/2026
Kushtetuesja shfuqizon aktgjykimin e Supremes për Koordinatorin Kombëtar të Krimit Ekonomik
14:30 -16/06/2026
Shtohen destinacione të reja nga Aeroporti i Prishtinës
13:54 -16/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?