KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Vendosja e njehsorëve në veri, ankesa për qasje selektive
Lajme

Vendosja e njehsorëve në veri, ankesa për qasje selektive

Kosova News
Kosova News 08:23 -01/09/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Banorët e Suhodollit në veri të vendit, po ankohen se ka qasje selektive të operatorëve KEDS dhe Elektrosever në vendosjen e njehsorëve elektrikë. Ata i kanë thënë se po i vendosin vetëm në shtëpitë e shqiptarëve dhe druajnë se do të paguajnë energjinë e shpenzuar edhe për banorët serbë. Por, këtë e kanë mohuar nga KEDS dhe Elektrosever. Ata kanë thënë se janë duke instaluar njehsorë te të gjitha vendbanimet me shqiptarë, serbë e boshnjakë.

KEDS dhe Elektorsever kanë nisur vendosjen e njehsorëve elektrikë në lagjen Suhodoll në Mitrovicë. Por banorët shqiptarë të lagjës Suhodoll dhe Kroi i Vitakut në veri të Mitrovicës kanë ankesa, të cilat i drejtojnë Elektroseverit dhe KEDS-it, e që sipas tyre, njehsorët po i vendosin në mënyrë selektive.

Disa nga banorët i kanë thënë se ekipet të cilat po punojnë në këtë lagje që janë nga KEDS-i dhe Elektroseveri, po i vendosin ato vetëm në shtëpitë e shqiptarëve.

“I kanë vendosur njehsoret por i kanë anashkalu fqinjët tonë serb, ku ka qenë shtëpi e serbëve nuk i kanë vendos njehsorët. Ne nuk duam të diskrimiohemi. Dyshojmë sepse ua kam bërë pyetjen pse nuk kanë filluar prej spitalit ku jetojnë serbët e të vijnë deri te lagjja Kroi i Vitakut, na thanë që ata i kanë njehsorët”, tha Xhevdet Halili.

Edhe banori tjetër, Agim Mehmeti pati ankesa. ”Ne duhet me ua pagu rrymën serbëve, e tjerët me e shfrytëzu rastin me paratë tona me i mbajtë ashtu sic e kanë mbjatur deri sot”, tha ai.

Muhedin Ibishi, banor i Kroit të Vitakut, thotë se druajnë që vendosja e njehsorëve në këtë lagje do të behet në mënyrë selektive.

“Ka pasur një tentim edhe në shkurt të këtij viti t’i vendosin, por fatmirësisht ka ka kaluar pa probleme sepse i kanë thirrë policinë, edhe policia e ka parandalu menjeherë. Masandej kemi pasur edhe kontakt me policinë dhe na kanë thënë se do të na njoftojnë në formë zyrtare. Nuk jemi kundër pagesës së rrymës, por jemi kundër diskriminimit që bëhet që 25 vjet”, tha Ibishi.

Por nga KEDS i kanë thënë RTK-së se është duke u bërë instalimi i njehsorëve elektrikë te të gjithë konsumatorët pa dallim. Ekipet e Elektrosever-it dhe KEDS-it janë duke instaluar njehsorë te të gjitha vendbanimet me shqiptarë, serbë dhe boshnjakë. Në Suhodoll, gjatë instalimit të njehsorëve ka pasur kërkesë nga banorët që paralelisht të bëhet edhe rregullimi i rrjetit elektrik, meqë për kohë të gjatë nuk është investuar në atë zonë. KEDS-i e ka konfirmuar për RTK-në se deri më tani janë instaluar rreth 3 mijë njehsorë dhe se është proces në vazhdim.

Gjithashtu lexoni:

Dyshime për manipulim votash nga Lista Serbe

Haxhiu vlerëson punën e shërbyesve civilë në prag të Ditës Ndërkombëtare

Detaje të reja për plagosjen që ndodhi mbrëmë në Prishtinë, një person në gjendje të rëndë shëndetësore

Bie edhe më shumë çmimi i derivateve në Kosovë

Basha në Samitin e Transportit: Mbështetni projektet strategjike të Kosovës

Kosova News 01/09/2024 01/09/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
15°C
Pristina
clear sky
15° _ 15°
79%
1 km/h
Fri
28 °C
Sat
28 °C
Sun
29 °C
Mon
30 °C
Tue
26 °C

Lajmet e Fundit

Tragjedi në Lezhë, dy vajza të mitura mbyten në plazhin e Tales
15:41 -19/06/2026
Dogana e Kosovës zbulon dy raste të substancave narkotike në Vërmicë
15:27 -19/06/2026
Maqedonci në Bruksel: Kosova rreshtohet me aleatët e NATO-s për Ukrainën
14:55 -19/06/2026
Kurti: Pushteti nuk është privilegj, por përgjegjësi ndaj qytetarëve
14:53 -19/06/2026
Përfundon rinumërimi në QKN, Elezi: Nëse ka ndonjë gjetje, do të njoftohet Prokuroria
14:24 -19/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?