KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Rumania shpall listën për ndeshjen me Kosovën, kthehen disa lojtarë
Sport

Rumania shpall listën për ndeshjen me Kosovën, kthehen disa lojtarë

Kosova News
Kosova News 17:18 -30/08/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Përzgjedhësi i ri i Rumanisë, Mircea Lucescu, ka shpallur të premten listën për ndeshjet me Kosovën dhe Lituaninë.

Kosova e Rumania përballen më 6 shtator në “Fadil Vokrri” në Prishtinë, në kuadër të Ligës C të Ligës së Kombeve. Pjesë e grupit C2 të Ligës së Kombeve është edhe Qipro.

Janë disa risi në listë, shkruajnë mediat rumune.

Trajneri veteran, Lucescu, ka ftuar Alexandru Mitritan e Universitatea Craoiva, që ka 18 ndeshje e tri gola. Ai nuk ishte ftuar për dy grumbullimet e kaluara për shkak të mosmarrëveshjeve me ish-selektorin Edi Iordanescu.

Te Rumania është kthyer edhe Alexandru Chipciu, mbrojtësi i Universitatea Cluj, që ka 45 ndeshje e gjashtë gola. Ai nuk ishte ftuar për plot pesë vjet. Iulian Cristea është tjetër lojtar i kthyer. Ai nuk ka luajtur për Rumaninë që nga viti 2022.

Mihai Lixandru i FCSB-së është ftuar për herë të parë dhe mund të debutojë ndaj Kosovës. 

Janë shtatë lojtarë që ishin me Rumaninë në Evropianin në Gjermani që nuk janë ftuar për këto dy ndeshje.

Rumania pati paraqitje të mira në Evropian dhe vlerësohet favorite e grupit në Ligën C të Ligës së Kombeve, që është niveli i tretë. Rumunët e nisën evropianin me fitore 3:0 ndaj Ukrainës. Më pas u mposhtën 2:0 nga Belgjika, ndonëse luajtën mirë. Në ndeshjen e fundit në grup, Rumania luajti 1:1 me Sllovakinë. U kualifikua në një të tetën e finales ku u mposht nga Holanda me rezultatin 3:0.

Në kualifikimet për “Euro 2024”, Kosova e Rumania janë përballur dy herë. Më 16 qershor të vitit të kaluar në Prishtinë, ndeshja kishte përfunduar 0:0. Më pas më 12 shtator në Bukuresht, rumunët fituan 2:0. Të dy ndeshjet u karakterizuan me telashe të shkaktuara nga huliganët rumunë.

Rumania e fitoi grupin kualifikues me 22 pikë. Kosova ishte vetëm e pesta, përkatësisht e parafundit, me 11 pikë. Para Kosovës në tabelë ishin edhe Zvicra, Izraeli e Bjellorusia. Kosova e la prapa vetëm Andorrën.

Gjithashtu lexoni:

Arsenali bëhet me sulmues të ri – transferimi i tij u mbyll për 40 milionë euro

Argjentina e mposht Anglinë dhe siguron finalen e Botëorit

Angli – Argjentinë, formacionet zyrtare

Spanja e mposht me lehtësi Francën dhe kalon në finale të Botërorit

Francë – Spanjë, formacionet zyrtare

Kosova News 30/08/2024 30/08/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
18°C
Pristina
scattered clouds
18° _ 18°
89%
1 km/h
Thu
30 °C
Fri
33 °C
Sat
38 °C
Sun
34 °C
Mon
29 °C

Lajmet e Fundit

Rama: Kemi reaguar nëpërmjet ministrit të Jashtëm ndaj deklaratave të ministres serbe
18:39 -16/07/2026
Pas deklaratës së Paunoviqit, eurodeputeti çek kërkon përjashtimin e Serbisë nga negociatat me BE-në
18:30 -16/07/2026
Kandiq: Deklaratat e ministres serbe tregojnë se ideologjia e spastrimit etnik nuk ka vdekur
17:56 -16/07/2026
Ambasadori i Kosovës në Belgjikë adreson te BE-ja deklaratën e ministres serbe
17:49 -16/07/2026
Arsenali bëhet me sulmues të ri – transferimi i tij u mbyll për 40 milionë euro
17:43 -16/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?