Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK) ka ngritur aktakuzë kundër V.K dhe E.Sh., ish-zyrtarë të lartë të Qeverisë së Kosovës, të cilët ngarkohen për veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”.
“Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka ngritur sot aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamentin Special, kundër dy personave zyrtarë, V.K. dhe E.Sh. ish zyrtarë të lartë të Qeverisë së Kosovës, për veprën penale: Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar, nga neni 414 i Kodit nr. 06/L-074 Penal të Republikës së Kosovës (KPRK)”, thuhet në njoftimin e PSRK-së.
Prokuroria njofton se në mbështetje të nenit 62 të Kodit Penal, ka propozuar që krahas dënimit kryesor, të pandehurve t’u shqiptohet edhe dënimi plotësues: Ndalimi i ushtrimit të funksioneve në administratën publike ose në shërbimin publik.


