KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » BE-ja kritikon Serbinë për “listat e kontrollit” në kufi
PolitikëRajon

BE-ja kritikon Serbinë për “listat e kontrollit” në kufi

Kosova News
Kosova News 23:42 -28/08/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Bashkimi Evropian i ka bërë thirrje Serbisë që të mos kufizojë lirinë e individëve, përfshirë të shtetasve të huaj, teksa ka përsëritur se në bllok nuk ka vend për ata që mohojnë gjenocidin në Srebrenicë.

Kështu tha për Radion Evropa e Lirë një zëdhënës i BE-së teksa u përgjigj në pyetje lidhur me pranimin e Serbisë se ka lista të shtetasve të huaj, të cilët mund të ndalen dhe të merren në pyetje nga shërbimi sekret për shkak të qëndrimeve të tyre.

Disa ditë më parë, shërbimi sekret i Serbisë (BIA), ndaloi dhe mori në pyetje për disa orë këngëtaren nga Kroacia, Severina Vuçkoviq, të cilën mes të tjerash, sipas deklaratave të bëra nga këngëtarja, e kanë pyetur për qëndrimet rreth gjenocidit në Srebrenicë. Ajo disa herë kishte bërë thirrje që të mos mohohet gjenocidi në Srebrenicë dhe për këto deklarata ajo ishte kritikuar nga mediat proqeveritare në Serbi.

“Në kontekstin e negociatave të Serbisë për anëtarësimin në BE, Komisioni Evropian ndjek nga afër zhvillimet në fushën e sundimit të ligjit, përfshirë mbrojtjen e të drejtave dhe lirive themelore të cilat janë elemente kyçe në procesin e anëtarësimit të Serbisë. Përderisa është legjitime që Serbia të bëjë kontrolle të sigurisë në kufijtë e saj, është e rëndësishme që kjo të bëhet në përputhje me kornizën ligjore të Serbisë dhe standardeve evropiane dhe ndërkombëtare për të drejtat e njeriut”, tha zëdhënësi i BE-së.

Ai shtoi se kontrollet në kufi “nuk duhet të rezultojnë me kufizimin e lirive të individëve, përfshirë edhe të shtetasve të huaj”.

Për BE-në është posaçërisht problematike kur masat ndaj individëve të caktuar merren duke pasur për bazë qëndrimet e shprehura politike.

“Çfarëdo mase e tillë e përdorur në bazë të qëndrimeve të shprehura politike është problematike dhe është çështje që kufizohet në mënyrë strikte nga neni 10 i Konventës evropiane për të drejtat e njeriut”, thanë nga BE-ja.

Më 27 gusht, zëvendëskryeministri i Serbisë Alleksandar Vullin, tha se kur ka qenë ministër i Brendshëm dhe drejtor i Agjencisë për Siguri dhe Informacion (BIA), ka bërë listat e atyre që nuk janë të mirëpritur në Serbi.

Vullini tha se në lista janë persona që kanë kënduar ose folur për Serbinë në një kontekst të keq.

Nga BE-ja po ashtu përsëritën se në Evropë nuk ka vend për ata që mohojnë gjenocidin në Srebrenicë.

“Qëndrimi ynë për mohimin e gjenocidit është i njohur mirë. Nuk ka vend në Evropë për mohimin e gjenocidit, revizionizëm apo madhërim të krimeve të luftës, që është në kundërshtim me vlerat kryesore evropiane”, tha zëdhënësi i BE-së, duke paralajmëruar se kjo çështje do të përfshihet edhe në raportin e progresit të Komisionit Evropian që do të publikohet në vjeshtë.

Në Srebrenicë dhe zonat përreth, forcat serbe të Bosnjës vranë më shumë se 8.300 boshnjakë në korrik të vitit 1995.

Krimi në Srebrenicë më 2007 nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë në Hagë u njoh si gjenocid i kryer nga Ushtria e Republikës Sërpska. Srebrenica në korrik të vitit 1995 ishte zonë e mbrojtur e OKB-së.

Gjykata e njëjtë gjeti Serbinë fajtore për mosparandalimin e gjenocidit. Gjykata po ashtu tha se Serbia ka shkelur obligimin për të ndëshkuar kryesit e gjenocidit.

Para këtij vendimi, disa gjykata kanë dënuar më shumë se 50 persona me mbi 700 vjet burgim për gjenocid dhe krime lufte në Srebrenicë.

Në mesin e tyre janë edhe ish-presidenti i Republikës Sërpska, Radovan Karaxhiq, dhe komandanti i përgjithshëm i ushtrisë së atëhershme serbe, Ratko Mlladiq. Të dy janë dënuar me burgim të përjetshëm. /rel

Gjithashtu lexoni:

Protesta e 42-të për Zvërnecin para Kryeministrisë në Tiranë

Kurti në Kongresin e BSPK-së: Paga minimale është rritur në 500 euro, po forcojmë mbrojtjen e të drejtave të punëtorëve

Shpallen në kërkim babë e bir, policia u zbulon parcelën me drogë në fshatin Gështenjë të Kukësit

Reuters zbulon dosjen e SPAK-ut: Dyshime për falsifikim të dokumenteve të pronësisë në Zvërnec

Abdixhiku: Me Kurtin diskutuam për vlera dhe ide programore, duhet t’i shmangim zgjedhjet

Kosova News 28/08/2024 28/08/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
18°C
Pristina
scattered clouds
18° _ 18°
77%
1 km/h
Sun
27 °C
Mon
27 °C
Tue
31 °C
Wed
25 °C
Thu
20 °C

Lajmet e Fundit

Trump: 1000 raketa janë gati nëse Irani tenton atentat ndaj meje
21:05 -11/07/2026
Protesta e 42-të për Zvërnecin para Kryeministrisë në Tiranë
21:03 -11/07/2026
Ramaj kërkon të largohet nga Dortmundi
20:37 -11/07/2026
Kufinjtë e hapur, pritje vetëm në Han të Elezit
20:15 -11/07/2026
Haxhiu për Srebrenicën: Mohimi i gjenocidit nuk mund të ketë vend
19:41 -11/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?