KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Dekani i Fakultetit Juridik e dërgon në Këshill të Etikës profesorin Enver Hasani
Lajme

Dekani i Fakultetit Juridik e dërgon në Këshill të Etikës profesorin Enver Hasani

Kosova News
Kosova News 20:19 -28/08/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Dekani i Fakultetit Juridik, Avni Puka, e ka dërguar në Këshill të Etikës ish-rektorin e UP-së, Enver Hasani, duke e denoncuar për shkelje të rënda të Kodit të Etikës të Universitetit të Prishtinës.

Duke iu referuar gjetjeve pas hulumtimeve të shumta nga Agjencia për Akreditim e Kosovës, dekani Avni Puka e ka denoncuar profesorin Enver Hasani se nuk ka mbajtur asnjë ligjëratë gjatë vitit akademik 2023/2024 dhe se e ka vënë në lajthitje Fakultetin Juridik, duke u kompensuar për normë e mbinormë pa mbajtur mësim.

Sipas dekanit Puka, profesor Enver Hasani ka përfituar mbi 15 mijë euro në mënyrë të kundërligjshme.

“Siç e keni parë edhe Ju, z.Enver Hasani është denoncuar, ndër te tjera, edhe për mosmabajtje të ligjëratave dhe mashtrim te institucionit. Meqenëse ne monitorohemi nga Agjencia e Kosovës për Akreditim (AKA) për mbarëvajtjen e mësimit dhe programeve, ky rast është konstatuar edhe nga Agjencia, se z. Hasani nuk ka mbajtur mësim gjatë gjithë vitit akademik 2023/2024, e duke përfituar pagesa per normë dhe mbinormë”, ka thënë dekani Puka.

Gjithashtu, është denoncuar për marrje të thirrjeve akademike në mënyrë të kundërligjshme në kohën kur ka qenë rektor, si dhe për dëmtim të imazhit të vazhdueshëm të institucionit, fakultetit dhe universitetit.

“Pas përfundimit procedurave në mënyrë institucionale nga organet kompetente do të mund të prononcohemi. Unë mendoj dhe jam i bindur se kështu është më korrekte, sepse në ketë mënyrë funksionon rruga juridike dhe akademike, ka deklaruar Puka.

Por veprimi i Pukës është cilësuar si huliganizëm institucional dhe abuzim me pushtetin nga Enver Hasani, i cili e kishte akuzuar kohë më parë dekanin Avni Puka për plagjiaturë dhe mashtrim me doktoratë.

 “Jam në pamundësi për të bërë prononcim live sepse nuk jam afër jush, jam në lëvizje. Lidhur me rastin, ndërkaq, mund të them për sa vijon: Sajimi i rastit nga Avniu përbën huliganizëm institucional dhe abuzim me pushtetin, me të vetmin synim që unë ta mbyll gojën e të mos flas më për diplomën e tij false”, ka thënë ish-rektori Hasani.

Ndërsa, në kontakt më Këshillin e Etikës, ata kanë thënë se ky Këshill e ka pranuar denoncimin dy ditë më parë, janë në shqyrtim të tij por që nuk deklarohet për medie.

Gjithashtu lexoni:

Haxhiu vlerëson punën e shërbyesve civilë në prag të Ditës Ndërkombëtare

Gërvalla për koalicione: Do bëjmë maksimumin, çdo marrëveshje duhet t’i përgjigjet vullnetit të qytetarëve

Basha në Samitin e Transportit: Mbështetni projektet strategjike të Kosovës

Haxhiu: Dhuna seksuale gjatë luftës, krim i rëndë

Rrokulliset traktori në Ruboc, një person mbetet i vdekur

Kosova News 28/08/2024 28/08/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
15°C
Pristina
clear sky
15° _ 15°
79%
1 km/h
Fri
28 °C
Sat
28 °C
Sun
29 °C
Mon
30 °C
Tue
26 °C

Lajmet e Fundit

Dogana e Kosovës zbulon dy raste të substancave narkotike në Vërmicë
15:27 -19/06/2026
Maqedonci në Bruksel: Kosova rreshtohet me aleatët e NATO-s për Ukrainën
14:55 -19/06/2026
Kurti: Pushteti nuk është privilegj, por përgjegjësi ndaj qytetarëve
14:53 -19/06/2026
Përfundon rinumërimi në QKN, Elezi: Nëse ka ndonjë gjetje, do të njoftohet Prokuroria
14:24 -19/06/2026
Shtyhen bisedimet SHBA-Iran, Vance anulon udhëtimin në Zvicër
13:51 -19/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?