I dërguari i posaçëm i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, do të qëndrojë të enjten në Kosovë. Një gjë të tillë e bëri të ditur Ambasada e Gjermanisë në Prishtinë, përmes një njoftimi për media.
Ai do të zhvillojë takime zyrtare dhe para përmbylljes së vizitës së tij do të ketë një deklarim për media. Megjithatë, në njoftim nuk është bërë e ditur se me kë do të takohet Sarrazin gjatë kësaj vizite.
Sarrazin u emërua në postin e të dërguarit të posaçëm për Ballkanin Perëndimor në shkurt të vitit 2022 dhe nga ajo periudhë ka zhvilluar disa vizita në Kosovë dhe në vende të tjera të rajonit.


