KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » APK-ja përmbyll “Javën e agjencisë”, Haxhiu: Lufta kundër korrupsionit është betejë e përhershme
Lajme

APK-ja përmbyll “Javën e agjencisë”, Haxhiu: Lufta kundër korrupsionit është betejë e përhershme

Kosova News
Kosova News 11:32 -17/07/2026
Shpërndaje
Shpërndaje

Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit (APK) ka përmbyllur aktivitetet e “Javës së agjencisë”, të organizuara nën moton “20 vjet transparencë dhe integritet – duke rritur besimin, duke parandaluar korrupsionin”, ku u vlerësua roli i institucionit në forcimin e integritetit institucional dhe parandalimin e korrupsionit në Kosovë.

Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, tha se lufta kundër korrupsionit është një proces i vazhdueshëm dhe i domosdoshëm për ruajtjen e besimit të qytetarëve në institucionet e shtetit.
“Ndër këto parime, pa dyshim që janë integriteti, përgjegjësia por edhe barazia para ligjit. Njëzet vjet janë dëshmi e pjekurisë së një institucioni, por kur misioni është mbrojtja e interesit publik, çdo vit është një provë në vete. Sepse korrupsioni nuk pushon kurrë. Ai ndryshon formë, kërkon rrugë të reja dhe përpiqet të depërtojë aty ku institucionet dobësohen dhe ku vigjilenca zbehet. Prandaj, lufta kundër korrupsionit nuk është një betejë që fitohet një herë e përgjithmonë, është një përpjekje e vazhdueshme për ta mbrojtur besimin e qytetarëve te shteti, pra te republika jonë”, tha Haxhiu.

Ajo theksoi se korrupsioni prek drejtpërdrejt jetën e qytetarëve dhe minon besimin në institucionet publike.
“Në raporte dhe statistika, korrupsioni matet me shifra, por qytetarët e njohin ndryshe. Ata e njohin si tenderin që fitohet para se të hapet, si lejen që sigurohet me një telefonatë, si konkursin ku fituesi dihet para se të dorëzohet aplikimi i parë, si derën që hapet për dikë vetëm sepse e njeh dikë në një institucion. Korrupsioni nuk vjedh vetëm paranë publike. Ai vjedh mundësinë, ai e vjedh drejtësinë, e vjedh edhe besimin. Dhe kur qytetarët humbin besimin se ligji vlen njësoj për të gjithë, humbet shumë më tepër sesa një procedurë administrative. Pra, humbet ajo që për ne është shumë e rëndësishme, e që është besimi i qytetarëve në institucionet e Republikës së Kosovës, në institucionet e shtetit të vet”, tha ajo.

Kurse, drejtori i Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit, Yll Buleshkaj, tha se historia e institucionit është e lidhur ngushtë me zhvillimin e kulturës së integritetit institucional në Kosovë.
“Historia e agjencisë është më tepër se historia e një institucioni. Është histori e mënyrës se si Kosova ka ndërtuar hap pas hapi kulturën e integritetit institucional. Kur agjencia u themelua para 20 vjetësh sfidat ishin shumë më të mëdha. Duhej të ndërtohej nga fillimi një institucion. Duhej të ndërtohej besimi në institucion, duhej të ndërtohej një kulturë e re institucionale. Sot pas dy dekadash e keni shumë të lehtë sepse besojmë që jemi krenarë për punën e agjencisë sepse është shndërruar në një institucion modern, një institucion profesional dhe një institucion të besuar”, tha Buleshkaj.

Ai tha se APK-ja ka kaluar nga një institucion administrativ në një mekanizëm aktiv për parandalimin e korrupsionit dhe forcimin e transparencës.

“Që nga dita kur mora përgjegjësinë për ta udhëhequr këtë institucion, kam besuar se agjencia nuk duhet të jetë vetëm një institucion që administron procedura. Agjencia duhet të jetë një institucion që krijon besimin e qytetarit në institucionet e Republikës së Kosovës. Jo një institucion që ndëshkon por që parandalon. Një institucion që udhëheq me shembull. Një institucion modern. Kemi përshpejtuar transformimin digjital. Kemi zgjeruar shërbimet elektronike. Kemi rritur transparencën. Kemi forcuar mekanizmat për deklarimin e pasurisë, për sinjalizimin, për konfliktin e interesit, për dhuratat zyrtare, për mbrojtjen e sinjalizuesve, për vlerësimin e rrezikut kundër korrupsion”, tha ai.

Gjithashtu lexoni:

Pengohen aeroplanët mbi Lipjan, Prokuroria nis hetimet

Aksion i Policisë në Skenderaj: Konfiskohen armë, thika, maskë dhe shufra metalike

Kandiq: Deklaratat e ministres serbe tregojnë se ideologjia e spastrimit etnik nuk ka vdekur

MBPZhR: Nuk kemi premtuar publikimin e analizave më 13 korrik

Ministria e Sportit dhe Rinisë ndan afro 400 mijë euro për bileta aeroplani

Kosova News 17/07/2026 17/07/2026
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
18°C
Pristina
few clouds
18° _ 18°
88%
Fri
35 °C
Sat
35 °C
Sun
34 °C
Mon
32 °C
Tue
30 °C

Lajmet e Fundit

Haxhiu: Seanca konstituive pritet të mbahet në fillim të gushtit
12:24 -17/07/2026
Gara shpejtësie në Prishtinë/ Policia gjobit dy shoferë me nga 500 euro dhe ua ndalon patentën për një vit
11:53 -17/07/2026
Policia kufitare e Shqipërisë shpëton 11 emigrantë në det pranë grykëderdhjes së Vjosës
11:03 -17/07/2026
Pengohen aeroplanët mbi Lipjan, Prokuroria nis hetimet
10:32 -17/07/2026
Aksion i Policisë në Skenderaj: Konfiskohen armë, thika, maskë dhe shufra metalike
09:53 -17/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?