KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » LDK dhe SBASHK-u kërkojnë nga qeveria veprime për menaxhimin e sistemit arsimor
Politikë

LDK dhe SBASHK-u kërkojnë nga qeveria veprime për menaxhimin e sistemit arsimor

Kosova News
Kosova News 12:29 -28/08/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka mbajtur takim me përfaqësuesit e Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBAShK).

Deputetët e kësaj partie, Arben Gashi, Avdullah Hoti dhe Hykmete Bajrami me përfaqësuesit e SBAShK-ut kanë diskutuar për sektorin e arsimit ku është thënë se problemi i menaxhimit të sistemit arsimor nga qeveria vazhdon të jetë një sfidë e madhe që kërkon vëmendje dhe veprim të shpejtë.

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi në një postim në Facebook se lajmi i mirë nga ky takim është se viti shkollor do të fillojë siç ishte parashikuar më 2 Shtator.

Në këtë takim është diskutuar edhe për kontratën kolektive, për të cilën Gashi ka thënë se duhet të nënshkruhet sa më shpejt.

“Një problem shqetësues mbetet kontrata kolektive, e cila duhet të nënshkruhet sa më shpejt ndërmjet qeverisë dhe sindikatave, si dhe ligji për pensionet, ku vazhdon diskriminimi i punëtorëve të Republikës së Kosovës gjatë viteve ’90, me një fokus të veçantë në diskriminimin e mësimdhënësve të asaj periudhe. Lajmi i mirë nga ky takim është se viti shkollor do të fillojë siç ishte parashikuar më 2 Shtator. Megjithatë, problemi i menaxhimit të sistemit arsimor nga qeveria vazhdon të jetë një sfidë e madhe që kërkon vëmendje dhe veprim të shpejtë”, ka shkruar Gashi në Facebook.

Tutje, ai ka theksuar se Grupi Parlamentar i LDK-së mbetet i angazhuar për të mbështetur përpjekjet për përmirësimin e cilësisë së arsimit dhe për të adresuar problemet që ndikojnë në sistemin arsimor.

“Grupi Parlamentar i LDK-së mbetet i angazhuar për të mbështetur përpjekjet për përmirësimin e cilësisë së arsimit dhe për të adresuar problemet që ndikojnë në sistemin arsimor. Ne do të vazhdojmë të punojmë ngushtë me SBASHK-un dhe aktorët e tjerë relevantë për të siguruar që nevojat e mësuesve dhe nxënësve të përmbushen dhe që arsimi në Kosovë të përparojë në mënyrë të qëndrueshme”, ka vijuar ai.

Gjithashtu lexoni:

Ambasadori britanik: E vërteta dhe drejtësia duhet të triumfojnë

Nagavci viziton objektin e FShMN-së, falënderon Bashkimin Evropian dhe UNOPS për mbështetjen

Sveçla: Kthehen në pronësi të komunës hapësirat e uzurpuara nga strukturat paralele në veri

Presidentja Osmani priti Antonio Costan në Kosovë

Gërmimi në varrezat e Dragodanit, Hoti: Ka gjetje, mund të jenë të luftës

Kosova News 28/08/2024 28/08/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
5°C
Pristina
scattered clouds
8° _ 5°
78%
2 km/h
Wed
16 °C
Thu
19 °C
Fri
11 °C
Sat
14 °C
Sun
14 °C

Lajmet e Fundit

Gjenerali gjerman viziton KFOR-in, kërkon frymë të re në dialogun Kosovë-Serbi
18:37 -14/05/2025
Ambasadori britanik: E vërteta dhe drejtësia duhet të triumfojnë
18:14 -14/05/2025
Barcelona do të largojë tetë lojtarë gjatë verës
18:07 -14/05/2025
Nagavci viziton objektin e FShMN-së, falënderon Bashkimin Evropian dhe UNOPS për mbështetjen
18:04 -14/05/2025
Sveçla: Kthehen në pronësi të komunës hapësirat e uzurpuara nga strukturat paralele në veri
17:51 -14/05/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?