KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Nga e hëna gjoba poseduesve të patentë shoferëve ilegal
Siguri

Nga e hëna gjoba poseduesve të patentë shoferëve ilegal

Kosova News
Kosova News 17:02 -24/08/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Nga dita e hënë Policia e Kosovës do të gjobis secilin qytetar që gjatë kontrolleve prezanton patentë shofer të lëshuar nga Serbia për qytetet e Kosovës. Gjobat për mospasje të patentë shoferëve të lëshuar nga Kosova janë nga 500 deri në 1.500 euro. Ndërsa Bashkimi Evropian ka kërkuar nga autoritetet kosovare t’u mundësojnë serbëve edhe me një afat shtesë t’i konvertojnë patentë shoferët e tyre.

Nga e hëna Policia e Kosovës do të nisë shqiptimin e gjobave nëse dikush prezanton patentë shoferi të lëshuar nga Serbia për qytetet e Kosovës. Gjobat për mospasje të patentë shoferëve të lëshuar nga Kosova janë nga 500 deri në 1.500 euro. Të premten ka qenë afati i fundit për konvertimin e patentë shoferëve nga ato ilegalet në ato të Republikës së Kosovës. Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Veton Elshani, i ka thënë Radio Kosovës se policia ka pasur edhe me herët afat shtesë dhe kemi konsideruar se është i mjaftueshëm dhe më nuk mendojmë se ka nevojë për një afat tjetër shtesë.

“Policia e Kosovës në momentin që ka marr vendimin nga qeveria për tre muaj, ka konsideruar qe afati është i mjaftueshëm . Por kur është ofruar afati prej tre muajve kemi konsideruar se duhet edhe  një afat shtesë për shkak  se kemi pasur problem teknike të cilat janë përballur qytetarët dhe kemi kërkuar një afat shtesë prej 10 ditësh dhe ai afat na është dhen. Ne konsiderojmë që qytetaret te cilët kanë dashur ti konvertojnë patentë shoferet të njëjtën gjë edhe e kanë bërë. Sidoqoftë, ne nuk kemi rekomanduar afat tjetër shtesë. Nuk mendojmë qe ka nevoje për afat shtesë”, tha Elshani.

Elshani me herët ka thënë se që nga fillimi i këtij procesi, më 10 maj, 6509 persona aplikuan për konvertim të patentë shoferëve.

“Në Leposaviq janë 2018 kërkesa për të konvertuar patentë shoferë, në Mitrovicën Veriore 1576, në Zubin Potok 961, në Zveçan 1177, në Graçanicë 223, në Kamenicë 105, në Shtërpcë 74, në Gjilan 53 etj”, ka theksuar ai. 

Ndërkaq Bashkimi Evropian e shikon me sy të mirë për çdo veprim të autoriteteve të Kosovës që u mundëson serbëve nga veriu të marrin patentë shoferë të lëshuar nga Qeveria e Kosovës, tha për N1 zëdhënësi i BE-së Peter Stano. Ai shtoi se Brukseli po i bën apel Kosovës që të prezantojë masa të tjera që do të lehtësojnë marrjen e dokumenteve të Kosovës.

Gjithashtu lexoni:

Sveçla: Serbia vazhdon të mbetet si në kohën e Millosheviqit

Komandanti i KFOR-it: NATO-ja vazhdon të bashkëpunojë me të gjitha organizatat e sigurisë në Kosovë, në përputhje me mandatin e saj afatgjatë të OKB-së

Hoxha: Hapja e konsullatës serbe në Shkodër s’nënkupton pandjeshmëri ndaj Kosovës

Prokuroria Speciale: Ende herët të flitet për rezultate të sakta nga gërmimet në Zubin Potok

Tre persona arrestohen në kufirin Maqedoni-Kosovë, u kapen duke ngarkuar mall të kontrabanduar

Kosova News 24/08/2024 24/08/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
18°C
Pristina
clear sky
18° _ 18°
66%
1 km/h
Mon
33 °C
Tue
34 °C
Wed
36 °C
Thu
36 °C
Fri
34 °C

Lajmet e Fundit

Sveçla: Serbia vazhdon të mbetet si në kohën e Millosheviqit
22:51 -02/08/2026
Haxhiu: Dyshimet për një varrezë të dytë masive, rikujtim i rëndë i krimeve të kryera gjatë luftës dhe dëshmi se drejtësia ende nuk është përmbushur
22:23 -02/08/2026
Zbulohet një tjetër lokacion në Zubin-Potok ku dyshohet për mbetje mortore
21:18 -02/08/2026
Biserko: Zbulimi i varrezave të reja masive hap çështjen e përgjegjësisë së Serbisë për krimet në Kosovë
19:59 -02/08/2026
Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së: Nderimi i njësive serbe, mohim i krimeve
19:54 -02/08/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?