Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu, në një postim në profilin e tij në ‘facebook’ ka thënë se ka nisur puna për pastrimin e shtrëreve të lumenjve në Kosovë.
Lumenjtë që do të pastrohen janë:
Lumi Nerodime në Kaçanik
Lumi Toplluha dhe Velezha në Prizren
Lumi Sitnica dhe Gurishta në Vushtrri
Lumi Zhegër, Livoq dhe Përlepnicë në Gjilan
Lumi Verbica, Qubrel dhe Runik në Drenas dhe Skënderaj
Lumi Janjeva, Godanci dhe Sitnice në Lipjan
Lumi Kamenica në Novobërd
Lumi Ibër në Leposaviq
Në përpjekje për të mbrojtur ambientin dhe burimet ujore, Aliu theksoi se kjo fushatë është vetëm fillimi i një angazhimi të përditshëm për një Kosovë më të pastër. Projekti do të përfshijë jo vetëm institucione të ndryshme dhe iniciativa konkrete, por gjithashtu do të kërkojë mbështetje nga qytetarët vullnetarë të cilët janë të angazhuar për të ruajtur natyrën dhe për të kontribuar në pastrimin e lumenjve.
“Bashkë jemi rojtar të tokës, ujit dhe vendit ku jetojmë, e lufta ndaj mbetjeve do të vazhdojë për ditë, sigurisht me institucione përgjegjëse, projekte konkrete, por edhe me qytetarë vullnetarë të shumtë që e duan një Kosovë sa më të Pastër!”, shkroi Aliu.


