80 deri në 100 minuta po zgjat pritja e qytetarëve për të dalë nga Kosova përmes pikës kufitare në Merdar.
Sipas të dhënave të Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar të përditësuar pas orës 8:00 kolona e automjeteve që presin të dalin nga Kosova në këtë pikë është 800 metra.
Pritjet te Dheu i Bardhë po zgjasin 40 minuta ndërsa në Jarinjë 40-60 minuta.
Në pikat e tjera nuk ka pritje.



