KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Jep dorëheqje kryetari i Bordit të RTK-së
Lajme

Jep dorëheqje kryetari i Bordit të RTK-së

Kosova News
Kosova News 16:29 -17/08/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Besnik Boletini ka dhënë dorëheqje nga pozita e kryetarit të Bordit të Radio Televizionit të Kosovës. Siç ka njoftuar në Facebook Boletini, dorëheqja ka ardhur  pasi i ka pasur “duart e lidhura”.

Boletini ka njoftuar se dorëheqjen e ka bërë në mbledhjen e së shtunës. Ai është dorëhequr edhe nga pozita e anëtarit të Bordit. Gjithçka e ka ndërlidhur me çështjen e publikimit të një artikulli të paverifikuar nga mediumi publik me akuza ndaj dy portaleve “Periskopi” e “Nacionale”. RTK-ja kishte transmetuar një raport të një mediumi të Bosnje e Hercegovinës duke i akuzuar dy portalet se janë nën kontroll të Milan Radoiçiqit e se kanë marrë miliona nga Serbia. Artikulli pati nxitur reagime të shumta.

Boletini ka thënë se në RTK nuk ka pasur vullnet që të merren masa ndaj atyre që e kanë bërë lajmin.

Boletini ka shtuar se ka pasur përpjekje që RTK-së t’i emërohet një ushtrues detyre, por ka thënë se kjo nuk u mundësua nga anëtarët e Bordit.

Ka akuzuar disa anëtarë të bordit se kanë planifikuar të mos ketë ndëshkime. Boletini e ka akuzuar një pjesë të bordit se kanë qenë kundër që të suspendohet drejtori i kanaleve në gjuhën shqipe, Rilind Gëralla dhe që të sqarohet mirë situata për vendim final. Madje sipas tij “disa kishin tendenca për ta paraqitur shkrimin si korrekt dhe vetëm si një përkthim”. 

“Mendime këto që në fund maten me vota. Megjithatë u dakorduam për një komision profesional që ta zbardhë rastin. Gjatë asaj dite veçse kisha kërkuar ekspertizë të IT-së për rastin. Insistimi i stafit editorial se emrat e dy mediumeve nuk janë përmendur, ishte jobindës. Raporti erdhi. Stafi editorial na kishte gënjyer. Emrat ishin përdorur. Masat nuk po merren. Plani për të penguar masat kulmoi sot”, ka shkruar ai.

Sipas tij, zvarritja në marrjen e masave ka qenë e madhe dhe e qëllimshme. 

“Unë nuk mund t’i mbyllë sytë para një lëshimi të madh profesional në asnjë mënyrë në asnjë rrethanë pa u ndëshkuar përgjegjësit. Tendenca për ta kaluar këtë rast vetëm me një kërkim falje është e pakapërdishme. Prandaj, në rrethanat kur: -Shkeljet janë evidente dhe të dëshmuara dhe bordi u gënjye nga stafi editorial; -Zëvendësdrejtori që i ka përgjegjësitë e drejtorit nuk merr masa; Bllokohet tentimi për të emëruar një u.d që merr masa – duart janë të lidhura dhe qëndrimi i mëtutjeshëm është i paefektshëm dhe i pakuptimtë”, ka shkruar ai.



Gjithashtu lexoni:

Kandiq: Deklaratat e ministres serbe tregojnë se ideologjia e spastrimit etnik nuk ka vdekur

MBPZhR: Nuk kemi premtuar publikimin e analizave më 13 korrik

Ministria e Sportit dhe Rinisë ndan afro 400 mijë euro për bileta aeroplani

Mot i ndryshueshëm me temperatura deri në 30°C

Rashiqi dënon deklaratat e Paunoviqit: Gjuha e urrejtjes vazhdon në Beograd

Kosova News 17/08/2024 17/08/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
18°C
Pristina
few clouds
18° _ 18°
88%
Fri
35 °C
Sat
35 °C
Sun
34 °C
Mon
32 °C
Tue
30 °C

Lajmet e Fundit

Rritet sërish çmimi i naftës, arrin në 1.60 euro për një litër
09:43 -17/07/2026
Kontrolle në Burgun e Dubravës: Konfiskohet drogë, 9 telefona mobil dhe SIM-kartela
09:06 -17/07/2026
Aksion në Gjakovë, kontrollohen 29 auto-parkingje për shmangie nga tatimi
09:05 -17/07/2026
Vazhdojnë punimet në Autoudhën “Ibrahim Rugova”, ministria jep detaje
09:02 -17/07/2026
Kosova dhe Mali i Zi nënshkruajnë marrëveshje për identifikimin elektronik
08:59 -17/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?