KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Prizreni pa ujë të pijes që disa ditë, reagon opozita
Lajme

Prizreni pa ujë të pijes që disa ditë, reagon opozita

Kosova News
Kosova News 23:02 -11/08/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Furnizimi me ujë në Komunën e Prizrenit ka paraqitur mjaft probleme ditët e fundit në shumë zona urbane e rurale.

Dëmet në ujësjellës, si nga rrjeti i amortizuar me gypa të azbestit, po ashtu edhe ndërtimi pa kriter i objekteve komerciale mbi rrjet, kanë qenë disa nga pengesat që kanë krijuar vështirësi të shumta të furnizimit me ujë të qytetarëve.

Ditët e fundit u dëmtua edhe ujësjellësi në rrugën “Tirana” duke pamundësuar të kenë ujë disa lagje dhe fshatra në Prizren.

Hidroregjioni Jugor thotë se po përballet me mjaft sfida në këtë drejtim, ndërsa po bën të pamundurën në kthimin në normalitet të furnizimit me ujë të qytetit dhe rrethinave.

Për gjendjen e krijuar me furnizimin me ujë të Prizrenit ka reaguar edhe dega e LVV-së e cila fajëson menaxhimin e dobët të ekzekutivit prizrenas.

Ndërkaq, kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, në një konferencë për medie, ka deklaruar se, ndonëse Hidroregjioni Jugor është përgjegjës për furnizimin me ujë të qytetarëve, nuk mund ta anashkalojë këtë çështje.

Sipas tij, komuna ka investuar mbi 5 milionë euro në rrjetin e ujësjellësit, por për shkaqet e fundit që ishin, po merren seriozisht dhe vënien para përgjegjësisë të shkaktarëve. Po ashtu Totaj tha se po e bëjnë studimin e fizibilitetit për rritjen e kapaciteteve të ujit të pijshëm, por edhe kjo merr kohë.

Gjithsesi Totaj thotë se është i sigurt se Hidroregjioni Jugor po merret me problemin aktual dhe do të rikthejë në normalitet furnizimin me ujë të prizrenasve.

Ndërkohë për furnizimin e qytetarëve me ujë ka ndihmuar edhe KFOR-i turk.

Gjithashtu lexoni:

Bekë Berisha, kandidat për kryetar të Prishtinës, Haradinaj: Është intelektual, por nuk ekspozohet

Bogujevci: Është zhvilluar një fushatë e orkestruar ndaj meje

Kurti viziton punimet në rrugën ”Hamdi Kurteshi” në Gjilan

Gjykata Supreme rrëzon kërkesën e Përparim Ramës: Faturat e mbeturinave paguhen te “Pastrimi”

“Rruga e narkotikëve”, dosja e operacionit policor “Qielli i thyer”

Kosova News 11/08/2024 11/08/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
clear sky
18° _ 16°
78%
1 km/h
Thu
28 °C
Fri
28 °C
Sat
28 °C
Sun
27 °C

Lajmet e Fundit

Portugalia mposht Gjermaninë me golin e Ronaldos dhe siguron finalen e Ligës së Kombeve
23:08 -04/06/2025
Bekë Berisha, kandidat për kryetar të Prishtinës, Haradinaj: Është intelektual, por nuk ekspozohet
22:29 -04/06/2025
Bogujevci: Është zhvilluar një fushatë e orkestruar ndaj meje
22:01 -04/06/2025
Kongresisti Self: Presidenti ka thënë se çështja kryesore për Kosovën është hyrja në NATO
21:55 -04/06/2025
Maqedonci: Do të nënshkruhet marrëveshje historike ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës në fushën e mbrojtjes
21:25 -04/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

marketing@kosovanews.net

info@kosovanews.net

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?