KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Maqedonia e Veriut po heton për 19-vjeçarin që dyshohet se planifikoi sulm terrorist në Vjenë
Rajon

Maqedonia e Veriut po heton për 19-vjeçarin që dyshohet se planifikoi sulm terrorist në Vjenë

Kosova News
Kosova News 15:04 -08/08/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Ministria e Punëve të Brendshme të Maqedonisë së Veriut të enjten ka thënë se autoritetet austriake kane kërkuar nga kjo ministri “kontrollin e një personi me origjine nga Maqedonia e Veriut, i cili dyshohet për përfshirje në planifikim të një sulmi terrorist në Vjenë”.

Autoritetet austriake arrestuan të mërkurën një shtetas të Austrisë 19-vjeçar me origjinë nga Maqedonia e Veriut, si të dyshuar për përfshirje në një komplot të dështuar për të sulmuar koncertet e këngëtares Taylor Swift, tashmë të anuluara, që planifikoheshin të mbaheshin në Vjenë,

Shkupi, sipas përgjigjes dhënë Zërit të Amerikës, “po vepron në bazë të kërkesës së parashtruar” nga autoritetet austriake, por nuk dha më shumë hollësi se nga cila pjesë e vendit e kanë origjinën prindërit e të dyshuarit.

Ndërkohë autoritetet austriake thanë se gjetën materiale të grupit të Shtetit Islamik dhe al-Kaidës në shtëpinë e të dyshuarit të dytë për përfshirje në komplot.

Nuk ka të dyshuar të tjerë në kërkim pasi dy u arrestuan, ka thënë të enjten në Vjenë, ministri i Brendshëm Gerhard Karner.

“Situata ishte serioze, situata është serioze. Por mund të themi se u parandalua një tragjedi”, tha ai.

Autoritetet e sigurisë thanë se i dyshuari i dytë, një shtetas austriak 17-vjeçar me origjinë turke dhe kroate, u arrestua nga forcat e posaçme të policisë pranë stadiumit ku planifikohej mbajtja e koncerteve këtë javë. Emrat e të dyshuarve nuk u publikuan në përputhje me rregullat austriake të privatësisë.

Zyrtarët austriakë të sigurisë pretenduan se dy të rinjtë donin të kryenin sulm jashtë stadiumit, duke vrarë sa më shumë njerëz që të ishte e mundur duke përdorur thika ose mjete shpërthyese artizanale.

Ata u thanë gazetarëve në një konferencë për shtyp në Vjenë se i dyshuari kryesor, një 19-vjeçar austriak me origjinë nga Maqedonia e Veriut, rrëfeu plotësisht planet për sulmim. Ata thanë se ai ishte “qartësisht i radikalizuar në frymën e Shtetit Islamik dhe mendon se është e drejtë të vriten të pafetë”.

I dyshuari i dytë ishte punësuar pak ditë më parë në një kompani që ofron shërbime në mjediset e koncerteve. Hetuesit thanë se gjetën materiale të gjera në lidhje me grupin e Shtetit Islamik dhe al-Kaida në shtëpinë e tij.

Anulimi i koncerteve pikëlloi adhuruesit e këngëtares Taylor Swift në të gjithë botën, shumë prej të cilëve kishin shpenzuar mijëra euro për udhëtime dhe akomodime në kryeqytetin e shtrenjtë të Austrisë për të ndjekur koncertet.

Sipas Franz Ruf, drejtori i sigurisë publike në Ministrinë e Brendshme të Austrisë, në shtëpinë e të dyshuarit 19-vjeçar u gjetën lëndë kimike dhe pajisje teknike.

Në një intervistë të enjten me programin Oe1 të transmetuesit publik ORF, Ruf tha se hetuesit po vlerësojnë provat e sekuestruara nga shtëpia e të dyshuarit. Vetëm pak javë më parë, 19-vjeçari kishte postuar në një llogari në internet një betim për besnikëri ndaj udhëheqësit aktual të grupit Shteti Islamik, shtoi ai.

Gjithashtu lexoni:

Tragjedi në Lezhë, dy vajza të mitura mbyten në plazhin e Tales

Shtyhen bisedimet SHBA-Iran, Vance anulon udhëtimin në Zvicër

Berisha: Parlamenti Evropian kërkon moratorium për ndërhyrjet në zonat e mbrojtura

JD Vance kritikon Netanyahun: Duhet të përballeni me realitetin

Kush është negociatori që do të udhëheqë Iranin në fazën tjetër të bisedimeve me SHBA-në?

Kosova News 08/08/2024 08/08/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
15°C
Pristina
clear sky
15° _ 15°
79%
1 km/h
Fri
28 °C
Sat
28 °C
Sun
29 °C
Mon
30 °C
Tue
26 °C

Lajmet e Fundit

Qeveria e Kosovës mban mbledhje online, merr disa vendime
19:14 -19/06/2026
BE-ja dhe QUINT-i: Kosova të mos pengojë përdorimin e simboleve dhe flamujve kombëtarë të komuniteteve
19:10 -19/06/2026
Dogana sekuestron cigare elektrike me vlerë rreth 12 mijë euro
19:07 -19/06/2026
Tragjedi në Lezhë, dy vajza të mitura mbyten në plazhin e Tales
15:41 -19/06/2026
Dogana e Kosovës zbulon dy raste të substancave narkotike në Vërmicë
15:27 -19/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?