KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Arrestimi i ish-ushtarit të UÇK-së, Sveçla: S’lejojmë që kërkesat kriminale të Serbisë të pengojë lëvizjen e qytetarëve tanë
Siguri

Arrestimi i ish-ushtarit të UÇK-së, Sveçla: S’lejojmë që kërkesat kriminale të Serbisë të pengojë lëvizjen e qytetarëve tanë

Kosova News
Kosova News 20:58 -31/07/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

“Nuk do të lejojmë që një kërkesë kriminele i një vendi të tretë i cili nuk ka bazë juridike as në të drejtën ndërkombëtare të pengojë lëvizjen e lirë të qytetarëve tanë”, deklaroi sot ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla i cili ndodhet për vizitë zyrtare në Ministrinë e Punëve të Brendshme në Maqedoninë e Veriut.

Në përgjigjen e pyetjeve të gazetarëve në lidhje me kërkesën e Serbisë për ekstradimin e ish pjesëtarit të UÇK-së Blerim Ramadani i cili u arrestua javën e kaluar në vendkalimin kufitar Jazhincë ndërmjet Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, numri një i policisë së Kosovës thotë se për rastin ka vendosur gjykata e Maqedonisë së Veriut.

“Mendoj se për rastin duhet të pyesni në Ministrinë e Drejtësisë, një ministri që mbulon këtë fushë. Sa i përket ekstradimit të shtetasit tonë me kërkesë të Serbisë, për atë rast ka një deklaratë, ka vendosur edhe gjykata në Republikën e Maqedonisë. Ne jemi të gatshëm të flasim dhe të punojmë si dy vende fqinje dhe si dy vende mike dhe nuk do të lejojmë që kërkesat kriminale të një vendi të tretë që nuk ka bazë ligjore në të drejtën ndërkombëtare të pengojnë lëvizjen e lirë të qytetarëve tanë”, theksoi Sveçla.

Në lidhje me kërkesën e sotme të ministrit të Drejtësisë Igor Fillkov që Kosova të ekstradojë Alil Demirin dhe Afrim Ismailoviqin të dy të dënuar me burgim të përjetshëm në rastin e njohur si “Monstra”, Sveçla thotë se nuk duhet që këto dy raste të ndërlidhen.

“Unë mendoj se ai ia ka paraqitur atë kërkesë kolegut të tij. Domethënë, këto dy raste nuk mund t’i lidhim në asnjë mënyrë. Në rastin që ju përmendni, do të thotë se është një vend i tretë. Pra, bëhet fjalë për një shtet, i cili në bashkëpunimin rajonal është problem edhe për bashkëpunim më të mirë mes vendeve të rajonit, ndërsa të mos flasim për pengesat, punët e këqija dhe krimin që po bëjnë në lidhje me Kosovën”, tha Sveçla.

Të dhënat e mbledhura, shtoi, janë dorëzuar deri te Prokuroria Publike e Kosovës.

“I kisha të gjitha analizat e mundshme, të gjitha hetimet, tashmë janë realizuar. Domethënë, ne i kemi të gjitha të dhënat, janë mbledhur dhe janë dorëzuar në PP të Kosovës për këtë rast dhe presim që PP të bëjë kallëzim penal që kishte për qëllim sulmin e drejtpërdrejtë ndaj integritetit territorial të Kosovës”, tha Sveçla.

Ish ushtarit të UÇK-së, Blerim Ramadani me kërkesë të Prokurorisë për krim të organizuar i është caktuar masa e paraburgimit ekstradues prej 30 ditësh. Ai u ndalua më 17 korrik të vitit 2024 në vendkalimin ndërmjet Kosovës dhe Maqedonisë dhe menjëherë u transferua në burgun e Shutkës në Shkup.

Gjithashtu lexoni:

Kurti dhe Abdixhiku takohen të martën, PDK dhe Aleanca refuzojnë ftesën

Rreziku nga zjarret, Agjencia e Menaxhimit Emergjent me apel urgjent

Seanca e 6 gushtit, Kurti iu dërgon ftesa partive politike

Pesë persona arrestohen pas sekuestrimit të armëve në rajonin e Pejës

Ekipet e Policisë së Kosovës, EULEX-it dhe IML-së në Jabukë të Zubin-Potokut ku dyshohet për varrezë masive

Kosova News 31/07/2024 31/07/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
32°C
Pristina
clear sky
32° _ 31°
21%
3 km/h
Tue
32 °C
Wed
36 °C
Thu
36 °C
Fri
35 °C

Lajmet e Fundit

Kurti dhe Abdixhiku takohen të martën, PDK dhe Aleanca refuzojnë ftesën
23:38 -03/08/2026
Kandiq: Në Serbi nuk ka vullnet politik për hapjen e arkivave shtetërore
23:32 -03/08/2026
Rreziku nga zjarret, Agjencia e Menaxhimit Emergjent me apel urgjent
23:28 -03/08/2026
Gjikolli & Partners revolucionizon financat në ballkan: lançohet sot nga Cyrihu platforma inovative e tokenizimit të aseteve reale
16:26 -03/08/2026
Ndalohen dy infermierë në Prizren, keqpërdorën pagesat e pacientëve
15:58 -03/08/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?