KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Personat e zhdukur, Hoti: BE-ja s’po e kushtëzon Serbinë për hapjen e arkivave
Siguri

Personat e zhdukur, Hoti: BE-ja s’po e kushtëzon Serbinë për hapjen e arkivave

Kosova News
Kosova News 19:49 -31/07/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryetari i Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur, Andin Hoti, ka thënë se ka mungesë të përkrahjes nga Bashkimi Evropian për të kushtëzuar Serbinë që të hapë arkivat shtetërore, të cilat mund të ndihmojnë në zbardhjen e fatit të mbi 1600 personave të zhdukur me dhunë gjatë luftës së fundit në Kosovë.

“Kur e kemi dërguar kërkesën e parë më 1 qershor të vitit të kaluar për hapjen e arkivave në përgjithësi, kjo kërkesë ka qenë në zbatim të deklaratës për personat e zhdukur e miratuar në Bruksel. Ka qenë kërkesë në zbatim të asaj që kanë premtuar të dyja palët, edhe Kosova edhe Serbia, që do të dorëzojnë çfarëdo lloj informacioni që kanë për personat e zhdukur, përfshirë arkivat ushtarake dhe ato të klasifikuara si sekrete nga Qeveria e Serbisë”, ka deklaruar  Hoti, për RTV Dukagjini.

Hoti ka theksuar se Serbia nuk ka treguar vullnet për të hapur këto arkiva dhe se nevojitet një presion apo kushtëzim nga BE-ja për ta detyruar Serbinë të japë këto informacione.

“Por, deri më sot nuk e kemi marrë as nga BE-ja për kushtëzimin në këtë formë ndaj Serbisë për hapjen e arkivave, pavarësisht që më 1 shtator kam dërguar letër ankesë zotit Borrell pikërisht për letrën e 1 qershorit, më 31 janar të 2024-ës prapë e kam ripërsëritur kërkesën ndaj palës serbe në takimin e jashtëzakonshëm të dy delegacioneve, më 2 korrik as një muaj nuk ka që prapë e kemi ripërsëritur kërkesën tonë, por nuk është që ka ndonjë vullnet as të përgjigjen, se lere më të dorëzojnë apo të flasin për çështjen e arkivave”, ka thënë ai.

Dokumentet sekrete të Serbisë, sipas tij, lehtësojnë në masë të madhe punën deri në arritjen e fatit të personave të zhdukur, qoftë për atë që kanë bërë me ta, qoftë për lokacionet e ndryshme të varrezave masive, sidomos në Serbi.

“Këto ndihmojnë, në Kosovë ka ndodhur një luftë e mirë organizuar, prej një shteti gjenocidial siç është Serbia me ushtrinë dhe policinë e saj. Ne e dimë se policia vepron me urdhra shtetërorë, dhe kjo hierarki, këto urdhra janë dokumentet, këto janë diku në Serbi të klasifikuara si sekrete. Neve na lehtësojnë punën në masë të madhe deri në arritjen e fatit të personave të zhdukur, qoftë për atë çfarë kanë bërë me ta, qoftë për lokacionet e ndryshme të varrezave masive sidomos në Serbi”, ka thënë Hoti.

Deklarata për Personat e Zhdukur, u miratua më 2 maj të 2023-ës nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, si pjesë e një dialogu të nivelit të lartë politik.

Palët janë zotuar të lejojnë qasjen në të gjitha dokumentet në posedim të tyre, përfshirë ato të shënuara si ‘konfidenciale’.

Gjithashtu lexoni:

Rreziku nga zjarret, Agjencia e Menaxhimit Emergjent me apel urgjent

Pesë persona arrestohen pas sekuestrimit të armëve në rajonin e Pejës

Ekipet e Policisë së Kosovës, EULEX-it dhe IML-së në Jabukë të Zubin-Potokut ku dyshohet për varrezë masive

Gjendet pa ndjenja në bodrum të një ndërtese në Pejë, ndërron jetë në spital

Tentuan t’i grabisin në Rahovec, sulmuesi i maskuar qëllon me armë drejt veturës së tyre

Kosova News 31/07/2024 31/07/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
32°C
Pristina
clear sky
32° _ 31°
21%
3 km/h
Tue
32 °C
Wed
36 °C
Thu
36 °C
Fri
35 °C

Lajmet e Fundit

Kurti dhe Abdixhiku takohen të martën, PDK dhe Aleanca refuzojnë ftesën
23:38 -03/08/2026
Kandiq: Në Serbi nuk ka vullnet politik për hapjen e arkivave shtetërore
23:32 -03/08/2026
Rreziku nga zjarret, Agjencia e Menaxhimit Emergjent me apel urgjent
23:28 -03/08/2026
Gjikolli & Partners revolucionizon financat në ballkan: lançohet sot nga Cyrihu platforma inovative e tokenizimit të aseteve reale
16:26 -03/08/2026
Ndalohen dy infermierë në Prizren, keqpërdorën pagesat e pacientëve
15:58 -03/08/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?