Presidentja e vendit, Vjosa Osmani është shprehur krenar me ekipin e xhudos që ia sollën medaljen e pestë olimpike Kosovës.
Të martën, xhudistja Laura Fazliu fitoi medaljen e bronztë. Ishte debutim në Olimpiadë për 23-vjeçaren.
“Medalja e dytë olimpike për Kosovën. Krenari e jashtëzakonshme që na sollën xhudistja Laura Fazliu, trajnerja e saj Majlinda Kelmendi dhe maestro Toni Kuka. Faleminderit pafundësisht!”, ka shkruar Osmani.
Medalje të argjendtë në “Parisi 2024” fitoi Distria Krasniqi.


