Katër burra janë arrestuar në Drenas nën dyshimin se pas një mosmarrëveshje dhe në gjendje të dehur, e kanë sulmuar një tjetër.
Në raportin 24 orësh të Policisë, thuhet se rasti ka ndodhur të hënën pas mesnatës dhe është iniciuar si “Lëndim i lehtë trupor”, “Kanosje” dhe “Dëmtim prone”.
“Janë arrestuar katër të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje dhe në gjendje të dehur e kanë sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar. Më pastaj viktima me një kaçavidë i ka dëmtuar veturën e njërit prej të dyshuarve. Viktima ka pranuar tretman mjekësor ndërsa me vendim të prokurorit, katër të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.


