KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Ministrja Nagavci për funizimin me tekstet shkollore thotë se së shpejti do të dalim me konferencë të veçantë
Arsim

Ministrja Nagavci për funizimin me tekstet shkollore thotë se së shpejti do të dalim me konferencë të veçantë

Kosova News
Kosova News 12:24 -24/07/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka thënë se është duke u punuar për çështjen e furnizimit me tekste shkollore dhe se pritet që së shpejti të mbahet një konferencë e veçantë për media për këtë çështje e ku do të jepen më tepër informata. 

Në konferencë pas mbledhjes së Qeverisë, Nagavci ka thënë se puna për furnizim është nisur, ku janë finalizuar listat e teksteve të miratuara dhe se ato janë ndarë me drejtoritë e arsimit. 

“Të njëjtat janë dorëzuar te MASHTI. Kemi pranuar tashmë edhe prej shtëpive botuese të dhënat e para në lidhje me negocimin e çmimeve dhe procesin deri te finalizimi i teksteve. Puna po vazhdon. Besoj se për procesin e furnizimit me tekste shkollore, shumë shpejt do të kemi konferencë të veçantë, ku do të ndajmë të gjitha të dhënat”, tha Nagavci. 

Ajo ka folur edhe për Fakultetin e Bujqësisë në Universitetin e Prishtinës të cilit nuk i janë akredituar katër programe, shkaku i problemeve me infrastrukturë.  

Nagavci ka thënë se janë të ditura tashmë problemet me infrastrukturë në Fakultetin e Bujqësisë. 

Ajo ka thënë se ndonëse janë realizuar pagesat fakulteti nuk është ndërtuar asnjëherë dhe ka probleme serioze. Ajo ka thënë se Universiteti i Prishtinës e ka dërguar lëndën në prokurori, pasi ka pretendime për abuzime me kontratën për ndërtim. 

“Përveç që është keqpërdorur buxheti i shtetit, është rrezikuar edhe akreditimi i programeve të reja. Bashkë me rektorin Qerimi jemi mobilizuar të gjejmë zgjidhje të mos dështojnë këto programe. UP ka sjellë kërkesë, janë identifikuar hapësirat ku mund të realizohet zhvillimi i ligjëratave deri te finalizimi i ndërtimit të Fakultetit. Është në mandatin e Këshillit Shtetëror të Cilësisë të trajtojë kërkesën”, ka thënë Nagavci, ndërsa ka shtuar se UP ka ofruar hapësira për një periudhë njëvjeçare. 

Sa i përket përfshirjes së lëndës së kodimit në shkolla, Nagavci ka thënë se ka filluar të implementohet nëpër disa shkolla në komuna të ndryshme, ku po zgjidhet si lëndë zgjedhore. 

Nagavci ka pasur edhe kërkesë për DKA-të që çdo kërkesë të bëhet nëpërmjet rrugëve zyrtare. 

“Deklarata se e kemi njoftuar dikë në Ministri, po i referohem çështjes së teksteve, mund të mbesin të parealizuara për shkak të komunikimit jo të duhur formal”, tha Nagavci. 

Gjithashtu lexoni:

Pa pritje, të gjitha pikat kufitare të lira për qarkullim

Haradinaj: Nuk jemi konsultuar ende, por jemi për një zgjidhje – presim ofertë nga Kurti

Çitaku: Edhe më të rrezikshme se kërcënimi me bombë janë prirjet totalitare të LVV-së

Lladrovci: Zjarri në Gjergjicë përbën rrezik, në Golesh është me intensitet më të ulët

Qytetarët ankohen për kolona të gjata në Prishtinë, Komuna flet për përmirësim

Kosova News 24/07/2024 24/07/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
21°C
Pristina
clear sky
21° _ 21°
64%
2 km/h
Sun
34 °C
Mon
37 °C
Tue
35 °C
Wed
24 °C
Thu
19 °C

Lajmet e Fundit

Vala e nxehtësisë, Ballkani përballet me thatësirë të madhe dhe kufizime të ujit
11:30 -06/07/2025
Dyshohet për atentatin ndaj “mbretit të kokainës” në Milano/ Ekstradohet nga Dubai në Itali shqiptari në kërkim
11:26 -06/07/2025
Kush tha që vullkanet vetëm shkatërrojnë? Qytetet e së ardhmes mund të ndërtohen me lavë
11:22 -06/07/2025
Përmbytjet në Teksas, mbi 51 viktima e dhjetëra të zhdukur. Vijojnë kërkimet
11:20 -06/07/2025
Pse Trump nuk dëshironte t’i shtrëngonte duart me Merkelin?
11:17 -06/07/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?