KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Në UP, interesimi i studentëve për regjistrim më shumë në Mjekësi dhe Shkencat Kompjuterike
Arsim

Në UP, interesimi i studentëve për regjistrim më shumë në Mjekësi dhe Shkencat Kompjuterike

Kosova News
Kosova News 17:43 -20/07/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Për vitin e ri akademik 2024/2025, në Universitetin e Prishtinës kanë konkurruar mbi 6 mijë kandidatë, ndërsa në afatin e parë do të pranohen 5 mijë e 285 studentë të rregullt.

Provimet pranuese janë mbajtur më 18 dhe 19 korrik, ndërsa rezultatet preliminare kanë filluar nga sot. Të rinjtë që kanë konkurruar janë orientuar më shumë në programet Mjekësi e Përgjithshme dhe Inxhinieri Kompjuterike dhe Softuerike.

Ka përfunduar procesi i konkursit për pranimin e studentëve të rinj në Universitetin e Prishtinës për vitin akademik 2024/2025. Shpallja e rezultateve preliminare është bërë sot për grupin e parë të fakulteteve, ndërsa për grupin e dytë rezultatet do të shpallen më 22 korrik. Rektorati i UP-së, në një përgjigje për Radio Kosovën përmes adresës elektronike, ka bërë të ditur se programet më të kërkuara ishin: programi Mjekësi e Përgjithshme, Inxhinieri Kompjuterike dhe Softuerike, Juridik, programi Infermieri, Arkitekturë, e të tjerë.

Ndërkohë, maturantët të cilët kanë konkurruar për studime në Universitetin e Prishtinës, janë të interesuar që përmes programeve ku do të studiojnë, t’u jepet mundësia e punësimit edhe në Evropë e më gjerë.

Njohësit e çështjeve të arsimit theksojnë se orientimi i studentëve në programet e kërkuara në treg, është një trend në rritje në Kosovë. Rinor Qehaja nga Instituti “Ed Guard”, tha për Radio Kosovën se institucionet përkatëse duhet të hartojnë politika për informimin e të rinjve me kërkesat e tregut.

“Pa dyshim që shkencat kompjuterike prijnë në vëmendje e interesim të maturantëve si një profil që po gjeneron punësim. Mirëpo, në të njëjtën kohë, përtej shkencave kompjuterike, ka plot profile të tjera për të cilat ka nevojë të jashtëzakonshme tregu i punës dhe ofron kushte të mira. Është përgjegjësi e institucioneve tona që të garantojnë informim të mirë, në mënyrë që maturantët të bëjnë përzgjedhjen e duhur, që do t’u kthehet në përfitim afatgjatë”, tha Qehaja për Radio Kosovën.

Ndërkohë, njohësi i çështjeve të arsimit, Xhavit Rexhaj, tha për Radio Kosovën se për programet të cilat ka pak interesim nga të rinjtë, duhet të kujdeset shteti.

“Unë mendoj se tek ne mungon shumë planifikimi i trendeve dhe kërkesave për regjistrim në institucionet e arsimit të lartë. Si rezultat i mungesës së planifikimit, nuk ka investim të planifikuar, e gjërat ndodhin dhe befasohemi gjithnjë. Nuk mendoj se shteti duhet të befasohet, por duhet të angazhohet më shumë në planifikim e analizë të trendeve dhe t’u paraprijë ngjarjeve”, tha ai.

Universiteti i Prishtinës në afatin e parë do të pranojë gjithsej 5 mijë e 285 studentë të rregullt. Kandidatët që nuk pranohen dhe kanë pakënaqësi rreth procesit të provimit pranues, mund të bëjnë ankesa më 23 dhe 24 korrik, ndërsa rezultatet përfundimtare do të bëhen publike më 24 dhe 25 korrik.

Gjithashtu lexoni:

AAK-ja do t’i çojë në Kushtetuese vendimet e Kuvendit

Vazhdon seanca në përpjekjen e 13-të për konstituimin e Kuvendit

Aksident mes vetures dhe motoçiklistit në rrugën C në Prishtinë

Therandë: Aktakuzë për zyrtarët komunalë – VV kërkon përgjegjësi për keqpërdorimet në ndërtimin e shkollës në Tërrnje

Ngërçi politik, presidentja Osmani takon ambasadoren amerikane në detyrë

Kosova News 20/07/2024 20/07/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
10°C
Pristina
clear sky
10° _ 10°
75%
1 km/h
Fri
15 °C
Sat
17 °C
Sun
18 °C
Mon
15 °C
Tue
13 °C

Lajmet e Fundit

Në Ditën e Evropës, presidentja kërkon heqjen e masave nga BE-ja
15:45 -09/05/2025
Tërmet 3.1 shkallë në afërsi të Mitrovicës
15:37 -09/05/2025
Aksident trafiku në Vushtrri, një i moshuar me biçikletë goditet nga vetura
15:07 -09/05/2025
Trump: Tarifa prej 80 për qind ndaj mallrave kineze duket e drejtë
14:46 -09/05/2025
Zyrtare: Xabi Alonso largohet nga Bayer Leverkuseni
14:28 -09/05/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?