KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Rasti i Faton Hajrizit, Bislimi: Nuk i kushtojmë fare rëndësi propagandës së Daçiqit
Lajme

Rasti i Faton Hajrizit, Bislimi: Nuk i kushtojmë fare rëndësi propagandës së Daçiqit

KosovaNewss
KosovaNewss 19:08 -19/07/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Zëvendëskryeministri, Besnik Bislimi, ka thënë se i kushtojnë zero rëndësi propagandës që po mundohet ta bëjë ministri i Brendshëm i Serbisë, Ivica Daçiq, me rastin e Faton Hajrizit, i cili dyshohet për vrasjen e një polici dhe plagosjen e një tjetri në Lloznicë të enjten.

Bislimi ka thënë se vendet mike e dinë qartë se çfarë narrative po do të ndërtojë Serbia.

“Ne i kushtojmë zero rëndësi propagandës së Daciqit. Vendet anëtare, vendet mike  e kanë të qartë dhe e dinë shumë mirë se cila është narrativa që po don me kriju Serbia: ‘Ne kemi kriminelë, ne jemi strehë e kriminelëve por edhe Kosova nuk është më mirë’. Ata po mendojnë që e pastrojnë vetën duke e njollosur Kosovën”, ka thënë Bislimi, në “60 Minuta” të KTV-së, transemton KOHA.

Zëvendëskryeministri u shpreh se Faton Hajrizi për Kosovën është një person i dënuar për vepra penale.

Sipas tij, Kosova e konsideron kriminel Hajrizi, ndërsa Serbia e sheh hero Milan Radoiçiqin, organizatorin e sulmit të 24 shtatorit në Banjskë, ku u vra polici Afrim Bunjaku.

Bislimi ka thënë se Serbia po mundohet të manipulojë me vetëm një pasaportë të gjetur.

“Ne nuk kemi konstatime. I gjithë konstatimi, e gjithë storja me të cilën po manipulojnë tani më shumë se 24 orë është një pasaportë e gjetur. Dhe mbi një pasaportë është ndërtu një roman. Që kjo pasaportë i takon një personi, ai ka ikë nga burgu. Pjesa tjetër përtej pasaportës është produkt i makinerisë propaganduese të Beogradit me në krye Ivica Daciqin. Mendoj se duhet të shihet si e tillë. Për Kosovën, personi që ka ikë është person i dënuar për vepra penale, është kriminel dhe vendin e ka prapa grilave. Në sytë e Kosovës ai është kriminel dhe në narrativen kosovare krimineli e ka vendin në burg. Por ajo që mendoj që nuk po diskutohet dhe do të duhej të diskutohej përtej propagandës që po e shpërfaqë Serbia është fakti që kur ky person ka dalë nga burgu, ka ikë nga burgu dhe ka trajtuar opsionet për ikje në një vend të sigurt dhe mos harroni ai ka thënë jam në një vend aq të sigurt sa nuk mund të më gjeni kurrë. Ai ka pas opsionin e ikjes drejt Shqipërisë.

“Ne me Shqipërinë kemi kalimin e integruar të kufirit që është kalim i lehtësuar i kufirit, kemi shumë zona ku kalimi bëhet i lehtë dhe nuk kemi asnjë bazë ushtarake. Në anën tjetër e kemi Serbinë, vend armik që i ka 48 baza dhe është kufiri të cilin Serbia e ruan më së miri nga të gjithë kufijtë e vet. Kufiri mes Kosovës dhe Serbisë ruhet më mirë sesa kufijtë e Ukrainës me Rusinë ose tjerë dhe tash cila është logjika që një person i cili po ikë nga burgu po kërkon dalje të sigurt nga Kosova e zgjedh kufirin më të rrezikshëm si më të sigurtin për të”, tha Bislimi.

Ai tha se “kjo tregon se Serbia e meriton atributin e një vendi të sigurt për kriminelë për arsye se e ka marrë emrin e një strehe të kriminelëve, por kjo është me rëndësi që duhet të diskutohet. Aty përfundon storja pastaj për neve. Ai nuk përfaqëson Qeverinë e Kosovës, nuk ka pas as promovim, as sponsorizim siç për shembull ka pas Radoiçiqi, as trajnim të ushtrisë në Kosovë siç kanë pas trupat e Radoiçiqit, as armatim të kompanive tona të armëve sepse nuk i kemi. Ky është dallimi mes Kosovës dhe Serbisë. Ai në Kosovë trajtohet si kriminel, Radoiçiqi në Serbi trajtohet si hero i luftës. A ka mundësi që në këtë narrativë me i pa edhe deklaratat e Daëiqit”.

Faton Hajrizi dyshohet se u vra të premten nga policia serbe. Megjithëse, Ministria e Brendshme e Serbisë ende nuk e ka konfirmuar identitetin e tij.

Gjithashtu lexoni:

Ministria e Mbrojtjes reagon ndaj artikullt të portalit “Nacionale”: Pozicionimi i brigadave serbe mbetet shqetësues

Haziri: LDK nuk voton për agjenda të fshehura e veprime të njëanshme

​Paqartësi rreth marrëveshjes Kosovë-Danimarkë për të burgosurit

Nga banesë në gërmadhë, historia që u kthye në betejë gjyqësore për afër dy dekada

Brusi, aty ku katolikët dhe myslimanët janë një familje

KosovaNewss 19/07/2024 19/07/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
10°C
Pristina
clear sky
11° _ 10°
80%
1 km/h
Sun
22 °C
Mon
24 °C
Tue
25 °C
Wed
27 °C
Thu
25 °C

Lajmet e Fundit

Ministria e Mbrojtjes reagon ndaj artikullt të portalit “Nacionale”: Pozicionimi i brigadave serbe mbetet shqetësues
23:57 -31/05/2025
Ëndrra u bë realitet – PSG deklason Interin në finalen e Championsit dhe kompleton tripletën e artë
23:30 -31/05/2025
Ish-shefi i CIA-s zbulon vendin që mendon se Putini do ta sulmojë pas Ukrainës: E përmend shpesh në fjalimet e tij
21:46 -31/05/2025
Macron paralajmëron SHBA-në që të mos ‘braktis’ Ukrainën
21:43 -31/05/2025
Haziri: LDK nuk voton për agjenda të fshehura e veprime të njëanshme
21:34 -31/05/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?