KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Nagavci, në Seminarin XVII mbarëkombëtar me mësuesit e Gjuhës Shqipe dhe të Kulturës Shqiptare në Diasporë
Arsim

Nagavci, në Seminarin XVII mbarëkombëtar me mësuesit e Gjuhës Shqipe dhe të Kulturës Shqiptare në Diasporë

KosovaNewss
KosovaNewss 17:57 -19/07/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci dhe Ministrja e Arsimit dhe Sportit e Republikës së Shqipërisë, Ogerta Manastirliu, kanë marrë pjesë në ditën e dytë të Seminarit XVII mbarëkombëtar me mësuesit e Gjuhës Shqipe dhe të Kulturës Shqiptare në Diasporë.

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci në fjalën e saj të rastit tha se, ky është viti i tretë me radhë, që së bashku me Ministrinë e Arsimit të Shqipërisë bëjmë organizimin e këtij Seminari i cili është rezultat i punës së përbashkët mes Ministrive tona të Arsimit në Kosovë dhe Shqipëri.

Nagavci tha se, rivënia në fokus e gjuhës amtare dhe gjetja e mënyrave të reja për ta kultivuar atë tek brezi i ri i mërgatës, janë elemente që të gjithë duhet ti kemi në vëmendje. Tutje tha se tema e diskutuar në këtë Seminar ka rëndësi të madhe, sepse tregon që aktualiteti po udhëheq praktikat e mësimit të gjuhës, për t’ia përshtatur ato realitetit në të cilin jetojmë.

Ndër të tjera, Nagavci tha se, ndërthurja e mësimit të gjuhës shqipe me aspekte kulturore, tradicionale dhe historike të kombit tonë, janë një metodë e mrekullueshme e mësimit tërheqës dhe efektiv të gjuhës shqipe jashtë trevave shqiptare, si dhe të gjitha këto tema të zgjedhura, na shërbejnë edhe neve si politikbërës, sepse na tregojnë qartë trendet e kohës dhe nevojat reale që kanë shqiptarët jashtë vendit.

Ministrja e Arsimit dhe Sportit e Republikës së Shqipërisë, Ogerta Manastirliu theksoi se, të gjithë mësuesit e mbledhur në këtë Seminar janë përbashkuar me një qëllim madhor, e që është ruajtja dhe fuqizimi i gjuhës shqipe.

Manastirliu tha se mësuesit e Diasporës do të kenë mbështetjen e madhe nga dy Ministritë dhe se ky nuk do të jetë projekti i fundit por do të shtrihen edhe më tej, tek freskimi i listave të mësuesve të Diasporës.

Në këtë Seminar po marrin pjesë, të gjithë mësuesit e gjuhës shqipe nga të gjitha trevat shqiptare, të cilët jetojnë dhe veprojnë në shtete të ndryshme të botës, si dhe është një mundësi e shkëlqyer për të shkëmbyer përvojat dhe për të diskutuar praktikat më të mira në mësimdhënien e gjuhës dhe kulturës shqiptare.

Gjithashtu lexoni:

Kosova dhe Komisioni Evropian mbajnë takimin e komitetit monitorues të Instrumentit të Asistencës së Para-anëtarësimit

Shtyhet gjykimi ndaj Ramadan Morinës për krime lufte

IHMK: MotI me diell, pasdite priten reshje

Kurti theksoi përkushtimin e institucioneve të Republikës së Kosovës për avancimin e arsimit gjithëpërfshirës

Gjykata Supreme pezullon gradimet në Policinë e Kosovës

KosovaNewss 19/07/2024 19/07/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
13°C
Pristina
overcast clouds
13° _ 13°
79%
1 km/h
Wed
27 °C
Thu
25 °C
Fri
27 °C
Sat
27 °C

Lajmet e Fundit

Franca e mposht Senegalin, Mbappe shënon dy gola në ndeshjen e parë
23:09 -16/06/2026
Mihali – Lushtakut: Ti dhe soji yt për 1 vit që e ke mbajt armën në krah, i ke dhënë vetes të drejtën me grabit pasurinë popullit tënd 20 vjet
22:16 -16/06/2026
Sveçla: Kosova është dëshmi e lirisë me sakrificën e dëshmorëve e martirëve
21:38 -16/06/2026
Trump në samitin e G7: SHBA-ja do të rikthejë sanksionet ndaj Rusisë
21:01 -16/06/2026
Kosova dhe Komisioni Evropian mbajnë takimin e komitetit monitorues të Instrumentit të Asistencës së Para-anëtarësimit
20:29 -16/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?