KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Zyrapi: Në librat për UÇK-në ka ekzagjerime dhe nuk e tregojnë realitetin
Lajme

Zyrapi: Në librat për UÇK-në ka ekzagjerime dhe nuk e tregojnë realitetin

Kosova News
Kosova News 21:05 -17/07/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Gjatë dëshmisë së tij në Hagë, dëshmitari Bislim Zyrapi tha se librat që i kishte lexuar dhe parë për luftën e UÇK-së ishin të ekzagjeruar dhe se nuk e tregonin realitetin.

“Për ato se çka po lexoj dhe çka kam mujtë me pa leximi ose shkrimi i librit me realitetin nuk përputhen. Po e them, pa marrë parasysh se kush e ka shkru këtë, e ka shkru Jakup Krasniqi apo e ka shkru Rexhep Selimi apo Bislim Zyrapi, por nuk është në përputhje me realitetin. Unë foli realitetin në atë se çka e kam gjet në atë kohë prej majit ‘ 98 e deri në fund. Jo veç këto libra por edhe në disa libra kur kam lexu dhe disa libra që kam mujt me i pa, njëjtë kanë bërë ekzagjerime të shkresave që kanë bërë në libra. Tash për përfitime të tyre ditore, politike a po çka është çështje e tyre, por realiteti nuk është tregu”, tha Zyrapi.

Përgjigja e Zyrapit erdhi pas kundër pyetjeve të mbrojtjes së Veselit përmes avokatit Ben Emmerson, raporton “Betimi për Drejtësi”.

“Gjykatësi Mettraux iu tha se mund të sugjeroni se Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi do ta kenë gabim në atë se çfarë iu kujtohet atyre sipas jush, por a mund të pranojmë që ka tjetër shpjegim, një shpjegim me faktin që unë e thash këtë me përpara që  pavarësisht nga fakti se kush e ka shkruar një libër apo tjetër, në përgjithësi lufta e UÇK-së është ekzagjeruar dhe roli i tyre se çfarë kanë bërë ata në luftë për gjithë arsyet e mundshme duke përfshirë edhe qëllimet politike apo arsyet e tjera është i zmadhuar, është i zgjeruar në përgjithësi dëshmitar?”, pyeti Emmerson e që pasoi me përgjigjen e mësipërme të dëshmitarit.

Emmerson u fokusua për takimet e Veselit dhe Zyrapit me Qeverinë Bukosh si dhe nënshkrimin e marrëveshjes.

Zyrapi e rikonfirmoi se marrëveshja ishte arritur më 31 tetor, ndërsa ajo ishte nënshkruar më 2 nëntor 1998.

Vlen të theksohet se në një pjesë të pyetjeve të Emmerson seanca kaloi në përmbajtje të redaktuar për të vazhduar më pas në sesion privat deri sa u hap serish për të vazhduar serish me pyetje.

Pas kësaj, mbrojtja e Selimit tha se nuk ka pyetje e që vazhdoi mbrojtja e Krasniqit përmes avokates Alagandra.

Alagendra u fokusua tek disa vendime lidhur me ushtarët që përdoronin maska, emërimet në UÇK e tema të tjera.

Pas kësaj, Charles Smith III i tha avokates se nuk është duke bërë pyetje por po i thotë dëshmitarit se a pajtohet me ato që tashmë i ka thënë më herët. Për këtë, Alagendra tha se po e krijon kontestin për të bërë pyetje për çka edhe vazhdoi.

Dëshmitari pohoi se UÇK-ja nuk ka funksionuar sipas rregulloreve tradicionale ushtarake.

“Është e vërtetë që nuk ka funsionu, ka qenë në zhvillim të saj”, tha Zyrapi duke shtuar se nuk ka pas resurse të plota për një funksionim të duhur.

Dëshmitari pritet që edhe nesër ta vazhdojë dhe përfundojë dëshminë e tij në gjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

Gjithashtu lexoni:

Vdekje e dyshimtë në Zveçan, një burrë gjendet pa shenja jete në shtëpinë e tij

KQZ mbylli rinumërimin e 185 vendvotimeve, pret përfundimin e afateve të ankesave

Bulliqi: Llapi gjithmonë në ballë të përpjekjeve për liri e shtetndërtim

Haxhiu vlerëson punën e shërbyesve civilë në prag të Ditës Ndërkombëtare

Gërvalla për koalicione: Do bëjmë maksimumin, çdo marrëveshje duhet t’i përgjigjet vullnetit të qytetarëve

Kosova News 17/07/2024 17/07/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
clear sky
18° _ 16°
76%
1 km/h
Sat
29 °C
Sun
30 °C
Mon
28 °C
Tue
30 °C
Wed
27 °C

Lajmet e Fundit

Inspektorati i Kryeqytetit gjobit një qytetar në Prishtinë me 200 euro për hedhje të paligjshme të mbeturinave
11:18 -20/06/2026
Sot mbahet Testi i Maturës, MAShTI jep detaje
11:10 -20/06/2026
Nafta vazhdon të bie, këto janë çmimet tavan për sot
10:56 -20/06/2026
​Përçahet PDK-ja në Skenderaj; Reagon ashpër familjari i Jakup Nurës: Po nderohen antivlerat, po harrohet kontributi
10:41 -20/06/2026
Vdekje e dyshimtë në Zveçan, një burrë gjendet pa shenja jete në shtëpinë e tij
09:52 -20/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?