KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës u takua me zyrtarë të lartë gjermanë
Lajme

Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës u takua me zyrtarë të lartë gjermanë

Kosova News
Kosova News 19:14 -17/07/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, Blerim Isufaj, i shoqëruar nga zëvendësi i tij Valdet Gashi, pritën në takim një delegacion të lartë të shtetit gjerman, kryesuar nga Sekretari i Shtetit Gjerman, Bernd Krösser.

Përmes një komunikate për media Prokuroria Speciale, njofton se Kryeprokurori Isufaj, ka njoftuar delegacionin gjerman për organizimin dhe planifikimet strategjike që ndërlidhen me kompetencat e kësaj prokurorie, me ç’rast ka theksuar rëndësinë e bashkëpunimit për luftimin e migrimit të parregullt, luftimin e krimit të kontrabandës dhe adresoi vështirësitë që kanë të bëjnë bashkëpunimin juridik ndërkombëtar në fushën penale në rrugën përpara drejt konsolidimit të sundimit të ligjit.

Në këtë takim ishin të pranishëm edhe Drejtori i Shtabit për Çështje Ndërkombëtare dhe Evropiane në Ministrinë Federale të Brendshme, Michael Niemeier, Florian Bathe nga Ministria Federale e Punëve të Brendshme,  Thomas Lubnau, Zyrtar Ndërlidhës i Zyrës së Policisë Federale te Krimit, Stefan Dorbach, Zyrtar Ndërlidhës i Policisë Federale, si dhe nga Christian Böttcher, nga Ambasada Gjermane në Prishtinë.

Fillimisht, Kryeprokurori Isufaj falënderoi delegacionin gjerman për vizitën e bërë, duke theksuar se prania e tyre në këtë institucion është konfirmim i mbështetjes së veçantë për Prokurorinë Speciale dhe mbështetjes për të luftuar krimin e organizuar. Gjithashtu kryeprokurori Isufaj shprehu mirënjohjen e tij për bashkëpunimin e deritashëm dhe për përkushtimin e treguar nga ana e zyrtareve gjerman në shërbim të sundimit të ligjit në Kosovë.

Gjithashtu lexoni:

Vdekje e dyshimtë në Zveçan, një burrë gjendet pa shenja jete në shtëpinë e tij

KQZ mbylli rinumërimin e 185 vendvotimeve, pret përfundimin e afateve të ankesave

Bulliqi: Llapi gjithmonë në ballë të përpjekjeve për liri e shtetndërtim

Haxhiu vlerëson punën e shërbyesve civilë në prag të Ditës Ndërkombëtare

Gërvalla për koalicione: Do bëjmë maksimumin, çdo marrëveshje duhet t’i përgjigjet vullnetit të qytetarëve

Kosova News 17/07/2024 17/07/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
clear sky
18° _ 16°
76%
1 km/h
Sat
29 °C
Sun
30 °C
Mon
28 °C
Tue
30 °C
Wed
27 °C

Lajmet e Fundit

Inspektorati i Kryeqytetit gjobit një qytetar në Prishtinë me 200 euro për hedhje të paligjshme të mbeturinave
11:18 -20/06/2026
Sot mbahet Testi i Maturës, MAShTI jep detaje
11:10 -20/06/2026
Nafta vazhdon të bie, këto janë çmimet tavan për sot
10:56 -20/06/2026
​Përçahet PDK-ja në Skenderaj; Reagon ashpër familjari i Jakup Nurës: Po nderohen antivlerat, po harrohet kontributi
10:41 -20/06/2026
Vdekje e dyshimtë në Zveçan, një burrë gjendet pa shenja jete në shtëpinë e tij
09:52 -20/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?