KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kryeministri Kurti: Profesor Eshrefi ishte ideator për vazhdimin institucional të UP-së
Arsim

Kryeministri Kurti: Profesor Eshrefi ishte ideator për vazhdimin institucional të UP-së

Kosova News
Kosova News 16:00 -17/07/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryeministri Albin Kurti, i shoqëruar nga zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Punëve të Jashtme dhe të Diasporës, Donika Gërvalla-Schwarz, mori pjesë në akademinë përkujtimore kushtuar veprës dhe jetës së akademik Eshref Ademaj, me rastin e 30-vjetorit të ndarjes nga jeta.

Në fjalën e tij, Kurti tha se profesor Ademaj shpenzoi gjithë potencialin e tij në avancimin e punës shkencore në Universitetin e Prishtinës dhe në mbrojtjen e autonomisë së tij, “ku përveç se profesor, ai ishte një aktivist i devotshëm i të drejtave të njeriut dhe i çështjes sonë kombëtare”.

“Kontributi i tij ishte tejet i rëndësishëm në kohën kur shteti okupator serb, me tërë fuqinë e tij, kishte vendosur për zhbërjen e shkollës shqipe në përgjithësi e veçanërisht të Universitetit të Prishtinës. Pas aplikimit të masave të dhunshme administrative në universitet, profesor Eshrefi ishte ndër ideatorët kryesorë të vazhdimit institucional dhe legal të punës së universitetit nëpër objekte private, e madje ai dha në dispozicion edhe shtëpinë e tij”, tha kryeministri.

Kësisoj, sipas Kurtit, përgatitja e profesorit dhe aftësitë e jashtëzakonshme organizative e nxorën në ballë të çdo organizimi që ishte në interes të shkollës shqipe dhe të popullit shqiptar të Kosovës.

“Te profili i prof. Ademajt mund të lexohet një angazhim dhe aktivizëm aq i balancuar prej matematikani e studiuesi, prej profesori e ligjëruesi, prej prodekani, dekani dhe prorektori, por edhe prej një aktivisti të të drejtave të njeriut, një ndërmjetësuesi e pajtuesi të gjaqeve e të ngatërresave dhe prej një intelektuali të angazhuar deri në ditën e fundit të jetës së tij”, tha ai.

Kryeministri përmendi edhe rezultatet shkencore të profesor Ademajt të publikuara në revista serioze ndërkombëtare. Veçoi faktin që ai themeloi revistën e parë shkencore në fushën e matematikës, të titulluar “Punime Matematike”, ku botoheshin artikuj shkencorë të matematikanëve dhe shkencëtarëve nga e gjithë bota.

Ndërkaq, brenda pak vitesh arriti ta indeksojë revistën në të dy institucionet më kredibile shkencore ndërkombëtare: Mathematical Reviews dhe Zentralblatt.

“Kontributi i tij u konkretizua siç u tha edhe më herët me publikimin e librit “Kosova Viktimë” në bashkautorësi me Zvonimir Sheparoviqin, një viktimolog i njohur ndërkombëtarisht. Ndërkaq, si anëtar i KMDLNJ-së në Prishtinë, ai kontribuoi në mbrojtjen e të drejtave dhe lirive individuale, si dhe të drejtave kombëtare dhe njerëzore të shqiptarëve”, përmbylli kryeministri Kurti duke shtuar se kujtimi për akademik Eshref Ademaj do të jetë i përjetshëm dhe roli i tij në historinë e Kosovës do të mbetet gjithmonë i dukshëm dhe i nderuar.

Gjithashtu lexoni:

Në QNR vazhdon rinumërimi i 9 vendvotimeve të fundit

KQZ-ja: Rinumërohen 102 nga 185 vendvotime në QNR

Rinumërimi i votave, Elezi jep detaje

Hyseni: Kompleksi i banimit të përballueshëm social, projekt me rëndësi

Kurti: Mandati i ardhshëm do të jetë i transformimit dhe ristrukturimit të arsimit të lartë

Kosova News 17/07/2024 17/07/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
15°C
Pristina
clear sky
15° _ 15°
79%
1 km/h
Fri
28 °C
Sat
28 °C
Sun
29 °C
Mon
30 °C
Tue
26 °C

Lajmet e Fundit

Detaje të reja për plagosjen që ndodhi mbrëmë në Prishtinë, një person në gjendje të rëndë shëndetësore
10:09 -19/06/2026
Bie edhe më shumë çmimi i derivateve në Kosovë
09:29 -19/06/2026
Në QNR vazhdon rinumërimi i 9 vendvotimeve të fundit
09:27 -19/06/2026
Podujeva shënon Ditën e Çlirimit
08:56 -19/06/2026
Shënohet Dita Ndërkombëtare e shërbyesve civilë
08:55 -19/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?