KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Memorandum Bashkëpunimi për regjistrimin e 70 mijë objekteve në Kosovë
Ekonomi

Memorandum Bashkëpunimi për regjistrimin e 70 mijë objekteve në Kosovë

Kosova News
Kosova News 11:31 -17/07/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Në një takim të përbashkët Agjencia Kadastrale e Kosovës, ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës Liburn Aliu dhe kryetarët e të gjitha komunave të Kosovës nënshkruan një memorandum bashkëpunimi, i cili synon regjistrimin e afërsisht 70 mijë objekteve që shtrihen në një sipërfaqe prej 113 mijë hektarësh, të cilat më parë nuk kanë qenë të regjistruara në kadastër.

Ministri Aliu theksoi se kjo marrëveshje do të thjeshtojë procedurat për qytetarët në fushën e legalizimit të objekteve, duke e bërë këtë proces më të lehtë dhe më ekonomik për ta. Ai shpjegoi se projekti i rindërtimit të kadastrit do të përfshijë matjen e të gjitha objekteve pa leje, duke përfshirë edhe ndërtesat kolektive, gjë që do të sjellë një lehtësim të madh për qytetarët.

“Na pret një punë e madhe e përbashkët dhe jemi të gatshëm për bashkëpunim të mëtejshëm me kryetarët e komunave. Na intereson të kemi një sistem sa më efikas,” tha Aliu.

Avni Ahmeti, Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Kadastrale të Kosovës, sqaroi se me këtë projekt, 70 mijë objekte do të maten pa pagesë, duke kursyer një buxhet të konsiderueshëm. Ahmeti theksoi se vetëm shërbimet gjeodezike për një objekt kushtojnë rreth 150 euro, dhe në total, kursimet për qytetarët do të arrijnë në rreth 10 milionë euro.

“Projekti përfshin një sipërfaqe prej 113 mijë hektarësh dhe 70 mijë objekte në 114 zona kadastrale. Për të realizuar suksesshëm këtë projekt na duhet bashkëpunimi me secilin kryetar të komunave”, tha Ahmeti.

Gjithashtu lexoni:

Pas deklaratave të Zelenskit në Beograd, hiqet flamuri  i Ukrainës që ishte i vendosur në qendër të Prishtinës

Veteranja e UÇK-së shpërthen ndaj Time Kadriaj: “Cila është kauza; Asociacioni, Gjykata e Hagës, Çakorri, Zhlebi, veriu i Mitrovicës apo lakmia për pushtet?

Zelensky nga Serbia: Qëndrimi për mosnjohjen e Kosovës nuk ndryshon

Aksident me fatalitet në Prishtinë

Përplasje në Kuvend, Time Kadrijaj hedh vezë në drejtim të Albin Kurtit

Kosova News 17/07/2024 17/07/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
27°C
Pristina
clear sky
27° _ 27°
52%
4 km/h
Sun
32 °C
Mon
35 °C
Tue
36 °C
Wed
36 °C
Thu
35 °C

Lajmet e Fundit

Pas deklaratave të Zelenskit në Beograd, hiqet flamuri  i Ukrainës që ishte i vendosur në qendër të Prishtinës
13:38 -09/08/2026
Veteranja e UÇK-së shpërthen ndaj Time Kadriaj: “Cila është kauza; Asociacioni, Gjykata e Hagës, Çakorri, Zhlebi, veriu i Mitrovicës apo lakmia për pushtet?
12:50 -09/08/2026
“Kosova nuk mund të krahasohet me Ukrainën”, Shqipëria i përgjigjet  vizitës së Zelenskyt në Serbi
12:01 -09/08/2026
16 persona të arrestuar dhe 1985 gjoba trafiku në 24 orët e fundit
10:00 -09/08/2026
Edhe sot mot kryesisht me diell, temperaturat deri në 34 gradë Celsius
09:50 -09/08/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?