KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » OEK: Vendimi i Qeverisë për automjetet 7.5 tonë po i dëmton rëndë bizneset
Ekonomi

OEK: Vendimi i Qeverisë për automjetet 7.5 tonë po i dëmton rëndë bizneset

Kosova News
Kosova News 17:20 -15/07/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Oda Ekonomike e Kosovës ka reaguar të hënën pas vendimit të Qeverisë së Kosovës për ndalimin e qarkullimit të automjeteve me peshë mbi 7.5 tonë, i cili ka hyrë në fuqi më 14 korrik. Sipas OEK-së, ky vendim ka shkaktuar shqetësime dhe humbje të mëdha te bizneset.

“Ndërkohë që e kuptojmë nevojën për ruajtjen e infrastrukturës rrugore gjatë periudhave të temperaturave të larta, ky vendim ka ndikim të drejtpërdrejtë dhe shumë të rëndë mbi operimin e rregullt të kompanive dhe aktiviteteve ekonomike brenda dhe jashtë vendit tonë. Duke pasur parasysh se shumica absolute e lëndës së parë importohet në vendin tonë, atëherë si pasojë e këtij vendimi kompanitë prodhuese vendore do të kenë sfidë kryesore sigurimin e lëndës së parë nga vendet tjera”, konsideron OEK.

Për më tepër, kompanitë prodhuese, sipas tij, kanë drojë se mund të humbasin tregjet e jashtme të fituara me shumë mund, “për shkak të kufizimeve të eksportit, veçanërisht për produktet sezonale vendore që mund të eksportohen vetëm në këtë periudhë”.

Kompanitë tregtare dhe ato transportuese, sipas kësaj ode, po përballen me çrregullime në zinxhirin e furnizimit, të cilat do të shkaktojnë rritje të shpenzimeve për kompanitë vendore dhe si rezultat nuk do të jenë në gjendje t’i përballojnë këto kosto.

“Duke konstatuar se asnjë vend i rajonit nuk ka vendosur kufizime të tilla, nuk e shohim të arsyeshme që vetëm Kosova të vendosë një kufizim të tillë, sidomos duke e ditur se rrugët tona janë ndërtuar me cilësi shumë më të lartë se ato të vendeve të rajonit. Në emër të komunitetit të biznesit, kërkojmë nga Qeveria e Republikës së Kosovës të shqyrtojë edhe një herë këtë masë të ndalimit, për të mos dëmtuar biznesin dhe për të mos humbur tregjet e jashtme, të cilat ndikojnë drejtpërdrejt në rritjen e eksportit të vendit tonë”, thuhet në reagimin e OEK-së.

Gjithashtu lexoni:

AUV ndalon importin e gjedheve dhe lëkurës së tyre nga Italia pas shpërthimit të sëmundjes LSD

KRU “Prishtina” thirrje konsumatorëve: Shfrytëzojeni ujin në mënyrë racionale

Prodhimi për orë pune në Shqipëri 35% më i ulët se mesatarja rajonale, ja ku renditet Kosova

Vendoset sot gurthemeli i çerdhes në Bardhosh-Prishtin

Kurti: Po bëhet investimi më i madh ndonjëherë në “Kosova B”

Kosova News 15/07/2024 15/07/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
19°C
Pristina
clear sky
20° _ 19°
70%
2 km/h
Tue
32 °C
Wed
33 °C
Thu
36 °C
Fri
37 °C
Sat
35 °C

Lajmet e Fundit

Interi eliminohet nga Kupa e Botës për Klube
23:18 -30/06/2025
Lladrovci: Në vitin 2021 më luftoi më së shumti Sami Lushtaku
22:48 -30/06/2025
Messi pritet të largohet nga Inter Miami
22:05 -30/06/2025
Hasani: Vendimi i Kushtetueses nuk është i qartë për politikën
21:31 -30/06/2025
ZRRE-ja nuk ndryshon qëndrim, përgatit ankesë ndaj Komerciales
21:04 -30/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?