KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » ZPS-ja pretendon se Bahtijari i tha dëshmitarit se do t’ia vrisnin djalin nëse dëshmon në Speciale
Siguri

ZPS-ja pretendon se Bahtijari i tha dëshmitarit se do t’ia vrisnin djalin nëse dëshmon në Speciale

Kosova News
Kosova News 13:58 -08/07/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) po pretendon se Ismet Bahtijari e ka kërcënuar dëshmitarin 1 me vrasjen e të birit të tij. Kjo është bërë e ditur në një version më pak të redaktuar të aktakuzës së përbashkët ndaj ish-deputetit Haxhi Shala, Sabit Januzit dhe Ismet Bahtijarit.

“Kur dëshmitari 1 e pyeti se a do të vritej djali i tij nëse dëshmitari 1 do të dëshmonte, Bahtijari pohoi”, thuhet në pikën 10 të aktakuzës.

Gjykata Speciale e ka publikuar aktakuzën e unifikuar në rastin ku ish-deputeti Haxhi Shala, si dhe Sabit Januzi e Ismet Bahtijari akuzohen për pengim të administrimit të drejtësisë. Dhomat e Specializuara njoftuan se aktakuza e përbashkët konfidenciale është dorëzuar më 12 janar 2024 dhe se tashmë është publikuar një version i redaktuar i saj. 

KOHA kishte raportuar se si aktakuzat ishin thuajse identike, ku në aktakuzat kundër Januzit dhe Bahtijarit përmendej bashkëkryersi 1, si organizator i veprimeve të të pandehurve, ndërkaq në aktakuzën kundër ish-deputetit Shala ai identifikohej si personi që i ka udhëzuar dy të akuzuarit e tjerë për të frikësuar dëshmitarin 1 të japë dëshmi në Speciale. 

Në aktakuzën ndaj tyre thuhet se ata kanë ndërmarrë veprime në drejtim të frikësimit të dëshmitarit që ka dhënë ose ka mundur të japë informata pranë hetuesve dhe prokurorëve të ZPS-së ose Gjykatës Speciale. 

Në aktakuzë flitet për kontaktet me dëshmitarin 1, ku pretendohet edhe tentim jojshja e tij me 200.000 euro për të mos dëshmuar në Speciale. 

Të tre akuzohen për pengim të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare, frikësim gjatë procedurës penale individualisht dhe në bashkëkryerje. Në këtë rast Prokuroria e ka dorëzuar dosjen paraprake, ndërsa mbrojtja ka kërkuar afat shtesë për ta dorëzuar këtë dosje paragjyqësore. Shqyrtimi kryesor siç bëjnë të ditur burime në Hagë, pritet të nisë së shpejti, pas vendimeve gjyqësore lidhur me dosjen që do të paraqitet prej avokatëve mbrojtës.

ZPS-ja pretendon se Januzi e Bahtjari i shkuan dëshmitarit në shtëpi dhe i ofruan edhe para me qëllim të frikësimit. 

“16. Konkretisht, Januzi i tha dëshmitarit 1 se Shala i kërkoi Januzit t’ia përcillte mesazhin se nëse dëshmitari 1 e tërheq dëshminë e tij, Shala dhe persona të tjerë të paidentifikuar do t’i ‘ndihmonin’. Dëshmitari 1 iu përgjigj se nëse Shala dhe/ose të tjerët do t’ia sillnin 200.000 euro, do të merreshin vesh. 17. Dëshmitari nuk e pranoi as nuk e mohoi që ishte dëshmitar. Januzi tha se do t’u thoshte ‘atyre’ se çfarë tha dëshmitari. 18. Pak pas vizitës së tij më 12 prill 2023 te dëshmitari 1, Januzi e telefonoi përsëri Shalën. 19. Si rezultat i kontaktit të dytë, dëshmitari 1 u frikësua edhe më shumë për sigurinë e tij dhe të familjes së tij”, thuhet aktakuzën së publikuar. 

Gjithashtu lexoni:

Muja: Në mostrat e qumështit UHT të “Vitës” është konstatuar prania e vajit të palmës dhe qumështit pluhur

Prokuroria njofton se hetimet për mbetje mortore në Zubin-Potok po vazhdojnë në lokacionin e tretë

Dy persona theren me thikë, të dyshuarit në arrati në Pejë

Tentoi të ikte në Serbi, arrestohet i kërkuari për tentim vrasje e fajde

Pritjet më të gjata te Dheu i Bardhë dhe Muçibabë

Kosova News 08/07/2024 08/07/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
33°C
Pristina
clear sky
33° _ 31°
23%
2 km/h
Tue
33 °C
Wed
34 °C
Thu
35 °C
Fri
36 °C
Sat
35 °C

Lajmet e Fundit

Përurohet rehabilitimi i kanalit të Ibër-Lepencit prej 18 milionë euro, Kurti: Investim strategjik për mbrojtjen e kanalit dhe sigurinë ujore të vendit
16:37 -04/08/2026
Muja: Në mostrat e qumështit UHT të “Vitës” është konstatuar prania e vajit të palmës dhe qumështit pluhur
16:14 -04/08/2026
Prokuroria njofton se hetimet për mbetje mortore në Zubin-Potok po vazhdojnë në lokacionin e tretë
15:50 -04/08/2026
Kurti: Kosova gati për një ngjarje historike sportive
13:28 -04/08/2026
Stradner: Serbia nxit tensione me Kosovën, OSBE të mos mblidhet në Serbi
12:40 -04/08/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?