GJKKO dënon me 2 vite e 4 muaj burg Ish kryebashkiakun e Lushnjes, Fatos Tushen i akuzuar për abuzimin me një tender për kanalet vaditëse.
Fatos Tushe është dënuar me 3.6 vite burg për shpërdorim detyre. Për shkak të gjykim të shkurtuar, Tushe do të vuajë 2 vite e 4 muaj burgim. Ndërkohë është përjashtuar 5 vite nga çdo funksion publik.
Sot është dhënë vendimi edhe për 18 të dyshuarit e tjerë.
Tushe u arrestua me 6 korrik 2021 bashkë me ish-vartësit e tij për akuzën shpërdorimit të detyrës dhe do të vijojë të qëndrojë në burg pasi Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit ka rrëzuar për të katërtën herë kërkesën e tij për liri. Arrestimi i Tushes u bë lidhur me një tender me vlerë rreth 23 mln lekë për rehabilitimin e një kanali ujitës në fshatrat Bishqethëm dhe Bitaj.
Përgjatë një viti hetimesh, SPAK pretendon se ish kryebashkiaku i Lushnjes, ka kryer shkelje jo vetëm për dhënien në favor të miqve tenderin prej 23 milionë lekësh.