KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Sondazhi i fundit i UBO’s: VV-ja vazhdon bindshëm e para me 49.6 %, PDK e dyta, vazhdon rënia e LDK-së
Politikë

Sondazhi i fundit i UBO’s: VV-ja vazhdon bindshëm e para me 49.6 %, PDK e dyta, vazhdon rënia e LDK-së

Kosova News
Kosova News 17:36 -25/06/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të jetë forca e parë politike në vend me afër 50% të mbështetjes popullore , edhe sipas matjes së fundit të opinionit publik e kryer nga kompania “UBO Consulting”. Ajo pasohet nga PDK-ja e cila gati ka ruajtur përqindjen e njëjtë krahasuar me sondazhin e marsit. E treta del LDK-j. Sërish me një trend të dukshëm të rënies. Koalicioni AAK-NISMA janë befasia e sondazhit të qershorit. 

Sondazhi është paraqitur sot nga  gazeta online Reporteri.net,  i cili është siguruar përmes burimeve dhe nuk është porositur, është realizuar gjatë pjesës së parë të muajit qershor 2024, me 1065 respondentë dhe me margjinë të gabimit plus-minus tre për qind.

Gjatë omnibusit të rregullt të UBO Consulting, qytetarët janë pyetur edhe në sondazhin se për kë do të votonin nëse zgjedhjet do të mbaheshin këtë të diel.

Sipas të dhënave në përqindjen valide të sondazhit Lëvizja Vetëvendosje në tre muajt e fundit e ka ruajtur mbështetjen e saj, duke dalë kështu me 49.6 për qind. Dallimi krahasuar me matjen e marsit, rezulton 0.1% rritje, nga 49.5% sa kishte dalë partia e Kryeministrit Kurti, ndonëse gjatë kësaj periudhe Kosova dështoi të anëtarësohet në Këshillin e Evropës.

PDK-ja, në fillim të qershorit, nëse zgjedhjet do të mbaheshin në datat e propozuara nga kryetari i saj Memli Krasniqi, sipas sondazhit të UBO’s do të renditej partia e dytë politike në vend, me 17% të votave. Dallimi i PDK-së krahasuar me sondazhin e para tre muajve del të jetë 0.1% rënie, nga 17.1 për qind sa kishte dalë në fillim të marsit.

LDK-ja edhe sipas matjes së fundit të UBO’s ka vazhduar trendin e rënies së mbështetjes. “Frika” e partisë së Lumir Abdixhikut që të shkohet në zgjedhje, sipas kësaj matje, duket se partisë i ka kushtuar me 0.5% rënie në sondazh. Në periudhën 3 deri 15 qershor 2024, kur është kryer matja, rezulton se LDK-ja do t’i kishte 15.5% të votave, duke mbetur kështu si forca e tretë politike në Kosovë. Në mars të këtij viti, LDK rezultonte 16 për qind, gati 2% më pak sesa në sondazhin paraprak.

Marrëveshja AAK-NISMA tek tash, sipas këtij sondazhi, ka nisur të jap efekt elektoral. Koalicioni i partisë së Ramush Haradinajt me Fatmir Limajn ka kapur 8.6% të mbështetjes, duke rezultuar se është rritur 1.7% më shumë se sa në mars kur kishin rezultuar me 6.9% të mbështetjes.

Rënie 2.6% nga marsi në qershor rezulton se ka Lista Serbe, e cila në matjen e fundit ka dalë me 3%, ndërsa në muajin mars kishte 5.6%.

Një rritje të lehtë në sondazh e ka Lista Guxo e dyshes Gërvalla-Peci. Nga 0.6% sa kishte dal në mars, kjo parti në qershor rezultoi 0.7%.

Derisa në këtë matje, për dallim nga ajo e marsit që nuk ishte përfshirë fare, figuron edhe PSD-ja e Dardan Molliqajt. Në sondazhin e qershorit, social-demokratët rezultojnë se kanë veç 0.4% të mbështetjes.

5.2 për qind e të anketuarve në këtë sondazh, kanë zgjedhur tjetër opsion kur janë pyetur për partinë politike për të cilën do të votonin në rast se do të mbaheshin zgjedhjet këtë të diel.

Nga 1065 respodentët e këtij sondazhi, 7.4% të tyre janë deklaruar të pavendosur, derisa 2.6% të tjerë kanë refuzuar të përgjigjen.

Në zgjedhjet e fundit nacionale më 14 Shkurt 2021, LVV-ja e kishte marrë 50.28%. Në këto zgjedhje, PDK-ja doli e dyta me 17 për qind. LDK-ja që atëherë udhëhiqej nga Isa Mustafa mori 12.7 për qind të votave. Ndërkaq, AAK-ja kishte marrë 7.1 për qind të votave. /Reporteri.net

Gjithashtu lexoni:

KFOR-i nis integrimin gradual të Policisë së Kosovës në sigurinë e Manastirit të Deçanit

Haxhiu: Refuzimi i takimeve nuk është zgjidhje, opozita t’u përgjigjet ftesave

Kurti: Çdo ditë do të përpiqemi për marrëveshje, qytetarët duan zgjidhje e jo zgjedhje

Konjufca paralajmëron ftesat e radhës nga Kurti për tri partitë shqiptare

Dehari: Pa marrëveshje politike, Kosova shkon drejt zgjedhjeve të reja

Kosova News 25/06/2024 25/06/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
33°C
Pristina
clear sky
33° _ 31°
33%
1 km/h
Mon
33 °C
Tue
34 °C
Wed
34 °C
Thu
33 °C
Fri
32 °C

Lajmet e Fundit

KFOR-i konfirmon largimin gradual nga Ura e Ibrit në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës
16:22 -10/08/2026
IKShPK paralajmëron për efektet e konsumimit të tepërt të vajit të palmës
15:55 -10/08/2026
Muja: Sipas analizave të AUV Qumshtorja Vita përdori  vajin e palmës të padeklaruar në disa brende të qumshtit UHT
15:31 -10/08/2026
Policia e Kosovës pajis policët e lagjes me 14 automjete të reja hibride
15:22 -10/08/2026
4 të dyshuar për të shtëna në aheng, Policia sekuestron AK-47 dhe dy armë tjera
15:00 -10/08/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?