KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Heqja e masave ndaj Kosovës, ​Kurti: Vendet e BE-së ta dëgjojnë Borrellin se e kanë shef
Politikë

Heqja e masave ndaj Kosovës, ​Kurti: Vendet e BE-së ta dëgjojnë Borrellin se e kanë shef

Kosova News
Kosova News 16:54 -25/06/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka deklaruar se nesër në mëngjes do të udhëtojë për në Bruksel, për të parë se në çfarë gjendje ndodhet Kosova në kuadër të dialogut me Serbinë.

Pas konferencës ndërkombëtare të rinisë për Vetëvendosje “Western Balkans Six – Youth for Social Democracy”, Kurti ka theksuar se marrëveshja bazike e 27 shkurtit të vitit të kaluar me pjesën integrale, aneksin e zbatimit nga Ohër i 18 marsit e bënë normalizimin e raporteve ndërmjet të Kosovës dhe Serbisë, me njohje de-fakto.

Sipas tij, takimi i nesërm bilateral e trelateral do të jetë në funksion të rekapitullimit të procesit të dialogut dhe të shihet se cilat janë idetë e ecjes përpara.

“Nesër në mëngjes do udhëtoj për në Bruksel, e kam konfirmuar pjesëmarrjen time. Nuk ka pasur takim të nivelit të lartë që nga shtatori vitit të kaluar dhe në këtë qershor janë bërë tre vjet të dialogut të nivelit të lartë që marr pjesë si kryeministër. Besoj se përveç tjerash takimi i nesërm edhe bilateral edhe trelateral do të jetë në funksion të rekapitullimit të këtij procesi tre vjeçar, të shohim se në çfarë gjendje ndodhemi dhe cilat janë ide se si duhet të mund të ecim përpara”, tha Kurti.

“Marrëveshja bazike e 27 shkurtit të vitit të kaluar me pjesën integrale aneksin e zbatimit nga Ohër i 18 marsit e bënë normalizimin e raporteve ndërmjet të Kosovës dhe Serbisë, me njohje de-fakto, së paku de-fakto në qendër. Kjo është zgjidhja më e evropiane e fqinjësisë së mirë e cila nuk është realizuar deri më sot, për shkak se para se të kemi edhe zbatim të marrëveshjes, kemi pasur shkelje sistematike të saj që ka kulmuar me letrën e ish kryeministres Brnabiq, ku Serbia u tërhoq nga marrëveshja bazike dhe prej aty na vinë gjitha problemet, pra nga mosrespektimi, nga shkelja e marrëveshjes bazike”, ka deklaruar Kurti.

Siç transmeton KP, kreu i ekzekutivit ka nënvizuar se dje janë bërë nëntë muaj prej që është vrarë rreshteri policor, Afrim Bunjaku, dhe siç tha ai nëntë muaj prej që “kryekrimineli i paramilitarëve terrorist, Milan Radoiçiq ndodhet në liri”.

Ai shtoi se vazhdimisht ka pasur eskalime e deeskalime e që të gjitha këto e kanë adresën në Beograd.

“Dje janë bërë nëntë muaj prej që është vrarë rreshteri policor, Afrim Bunjaku, që d.m.th se janë bërë nëntë muaj që kryekrimineli i paramilitarëve terrorist, Milan Radoiçiq ndodhet në liri. Ndërkaq nesër do të bëhen një vit prej se janë liruar tre policet të cilët u patën rrëmbyer në afërsi të kufirit me Serbinë, por gjithsesi në territorin e Kosovës, pasi që u mbajtën peng për 12 ditë. Kemi pasur vazhdimisht tensione nganjëherë edhe eskalime, që të gjitha e kanë adresën, sepse përgjegjësinë e fajësinë e ka Beogradi zyrtar”, tha Kurti.

Ndërsa, sa i përket masave të vendosura nga Bashkimi Evropian, Kurti ka shtuar se Kosova i ka bërë hapat që janë kërkuar.

Tutje, Kurti u bëri thirrje vendeve të BE-së ta dëgjojnë Josep Borrellin, sepse “e kanë shef të politikës së jashtme”.

“Qëndrimin e qartë të cilin duhet të ndjekin të gjitha shtetet anëtare të BE-së e ka dhënë zëvendës presidenti i komisionit evropian, Josep Borell, që ka thënë se edhe ato arsyet dikur të konsideruara për masat ndaj Kosovës nuk ekzistojnë më. Është parë që ka ndodhur de-eskalimin në verën e vitit 2023, ka ndodhur rieskalimi për shkak të sulmit paramilitar terrorist në Banjskë të Zveçanit dhe gjithashtu duhet theksuar që Kosova ka bërë udhëzimin administrativ… Nga ana e Kosovës çdo gjë është kryer, zbatuar për normalizim për de-eskalim. Unë shpresoj që vendet anëtare ta dëgjojnë dhe ta respektojnë me sinqeritetin më të madh”, shtoi Kurti.

Kujtojmë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, do të takohen të mërkurën në Bruksel në kuadër të dialogut për normalizim të marrëdhënieve mes dy vendeve.

Kryeministri Kurti: Do të shkoj në Bruksel të shoh se në çfarë gjendje ndodhemi

Gjithashtu lexoni:

Kurti: Pushteti nuk është privilegj, por përgjegjësi ndaj qytetarëve

Përfundon rinumërimi në QKN, Elezi: Nëse ka ndonjë gjetje, do të njoftohet Prokuroria

VV përgatitet për zgjedhje të brendshme këtë vit

KQZ gati t’i shpallë rezultatet përfundimtare, pret afatin 48-orësh për ankesa lidhur me rinumërimin

Dyshime për manipulim votash nga Lista Serbe

Kosova News 25/06/2024 25/06/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
15°C
Pristina
clear sky
15° _ 15°
79%
1 km/h
Fri
28 °C
Sat
28 °C
Sun
29 °C
Mon
30 °C
Tue
26 °C

Lajmet e Fundit

Tragjedi në Lezhë, dy vajza të mitura mbyten në plazhin e Tales
15:41 -19/06/2026
Dogana e Kosovës zbulon dy raste të substancave narkotike në Vërmicë
15:27 -19/06/2026
Maqedonci në Bruksel: Kosova rreshtohet me aleatët e NATO-s për Ukrainën
14:55 -19/06/2026
Kurti: Pushteti nuk është privilegj, por përgjegjësi ndaj qytetarëve
14:53 -19/06/2026
Përfundon rinumërimi në QKN, Elezi: Nëse ka ndonjë gjetje, do të njoftohet Prokuroria
14:24 -19/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?