KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Moment krenarie, konfirmohen pesë normat olimpike në xhudo
Sport

Moment krenarie, konfirmohen pesë normat olimpike në xhudo

Kosova News
Kosova News 12:21 -25/06/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Sukseset e xhudos kosovare nuk kanë të ndaluar. Ato sa shkojnë e rriten, ndërsa konfirmim për këtë janë edhe pesë normat e xhudistëve për Lojërat Olimpike “Parisi 2024”.

Federata Ndërkombëtare e Xhudos (IJF) përmes një letre që ia ka dërguar presidentit të Komitetit Olimpik të Kosovës, Ismet Krasniqi, ka konfirmuar se pesë xhudistë të Kosovës janë të kualifikuar për Olimpiadën e Parisit.

Të gjithë janë kualifikuar direkt, që është tjetër tregues se kanë pasur kampanjë të suksesshme kualifikimi.

Akil Gjakova është i kualifikuar në kategorinë deri 73 kilogramë, Distria Krasniqi në kategorinë deri 52 kilogramë, Nora Gjakova në kategorinë deri 57 kilogramë, Laura Fazliu  në kategorinë deri 63 kilogramë dhe Loriana Kuka në kategorinë deri 78 kilogramë.

Të gjithë janë me potencial për medalje olimpike, që janë më të vlefshmet në sport.

“Përgatitjet po shkojnë sipas planit.  Deri më tani çdo gjë është në rregull”, ka thënë Driton Kuka, trajner i Kosovës në xhudo.

Si para çdo gare të madhe, trajneri Kuka është i matur në parashikime. Ai kujdeset që puna të jetë e nivelit më të lartë të mundshëm dhe përkushtimi e serioziteti i sportistëve i duhuri.

Kosova i ka tri medalje të arta olimpike. Natyrisht, të tria në xhudo. Në” Rio 2016”, Majlinda Kelmendi kishte fituar të artën në kategorinë deri 52 kilogramë. Majlinda tani është trajnere në stafin e Driton Kukës. Me normë në Rio ishte edhe Nora Gjakova.

Në “Tokio  2020”, të mbajtur në vitin 2021, medalje të arta fituan Distria Krasniqi në kategorinë deri 48 kilogramë dhe Nora Gjakova në kategorinë  deri 57 kilogramë.

Me normë në Tokio  ishin edhe Majlinda Kelmendi, Akil Gjakova e Loriana Kuka.

Sërish Kosova i ka fituar pesë norma, ndërsa Driton Kuka, tashmë  ka nisur punën për identifikimin e xhudistëve të rinj dhe përgatitjen e tyre për  të “sulmuar” normën për Lojërat Olimpike 2028.

Por, aktualisht i gjithë fokusi është te Lojërat e Parisit që mbahen në fund të korrikut e fillim të gushtit.

Në të gjitha sportet tjera Kosova e ka vetëm një normë olimpike. Boksierja Donjeta Sadiku është po ashtu e kualifikuar. Edhe Donjeta vlerësohet pretendente për medalje.

Por, sërish momentet e krenarisë për vendin priten nga xhudistët e kryemjeshtrit Kuka.

Gjithashtu lexoni:

Ballkani kalon në raundin e dytë të Ligës së Konferencës

Arsenali bëhet me sulmues të ri – transferimi i tij u mbyll për 40 milionë euro

Argjentina e mposht Anglinë dhe siguron finalen e Botëorit

Angli – Argjentinë, formacionet zyrtare

Spanja e mposht me lehtësi Francën dhe kalon në finale të Botërorit

Kosova News 25/06/2024 25/06/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
25°C
Pristina
clear sky
25° _ 25°
58%
Fri
24 °C
Sat
38 °C
Sun
36 °C
Mon
34 °C
Tue
36 °C

Lajmet e Fundit

FSK-ja merr pjesë në konferencën “European Partnership Flight”
22:29 -17/07/2026
Serwer: Nëse Vuçiqi nuk do të pajtohej me Paunoviqin, ai do ta shkarkonte atë
22:28 -17/07/2026
Arrestohen tre persona, dyshohet se me dokumente false e shitën tokën në Sllatinë 1.5 milion euro
21:53 -17/07/2026
Eurodeputeti gjerman Gahler: Pres që ministrja serbe Paunoviq të shkarkohet
21:49 -17/07/2026
Haxhiu bashkatdhetarëve: Mirë se vini në shtëpi
20:18 -17/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?