Prokuroria e Posaçme kërkon dënimin me një vit burg për kandidatin për deputet të LSI-së në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit, Etjon Joka, i cili u filmua teksa jepte para në këmbim të shtitblerjes së votave.
Kujtojmë se pamjet filmike në të cilat shfaqej kandidati i LSI-së i renditur i 22-i në listat e Tiranës, u publikuan një vit më parë nga mediat në Tiranë.
Po ashtu 1 vit u kërkua edhe për Elis Babo personi që kishte kryer filmimin dhe të cilit i janë dhënë parat nga Joka. Ndërkohë vetë ish-kandidati për deputet nëpërmjet avokatit të tij deklaroi se gjithçka ka qenë e stisur nga kundërshtarët e tij politikë si Alqi Bllako i arrestuar për inceneratorët.
Avokati i Jokës paraqiti prova dhe fakte në lidhje me videon, telefonin që është bëre filmimi dhe se kujt i është dorëzuar ajo, prova sipas tyre lidhen me kundërshtarët e Jokës në zgjedhje.
Ndërkohë i pandehuri tjetër Elis Babo nëpërmjet avokatit të tij pretendoi se e ka bërë filmimin për të denoncuar korrupsionin në zgjedhje edhe pse ishte në kushte të vështira ekonomike.