Shqipëria mori pikën e parë në Euro 2024. Të mërkurën në Hamburg, kuqezinjtë barazuan 2:2 me Kroacinë, fituesen e medaljeve në dy Botërorët e fundit. Ndeshja dramatike dhe me shumë episode nuk dha fitues. Golin e barazimit 2:2 e shënoi Klaus Gjasula në minutën e 95-të. Gjasula më herët ishte i pafat duke shënuar autogol. Pika e fituar e mban në lojë Shqipërinë për kualifikim tutje.
Shqipëri 1-2 Kroaci, shënojnë sërish kroatët
Kroacia e ka shënuar edhe golin e dytë. Autogol shënoi Gjasula në minutën e 76-të.
Shqipëria zhbllokon rezultatin, Laçi shtang Kroacinë
Kombëtarja e Shqipërisë ka gjetur golin e parë në ndeshjen ndaj Kroacisë, të vlefshme për Grupin B në Euro 2024.
Është mesfushori Qazim Laçi, i cili ka shënuar me kokë golin e epërsisë 1-0.
Goli i Laçit erdhi pas një asistimit perfekt nga ana e Jasir Asanit.
Ky u shënua në minutën e 11-të të ndeshjes.
🚨🇦🇱| GOAL: LACI GIVES ALBANIA THE LEAD!!
— GOALSbible (@goalsbiblefc) June 19, 2024
Croatia 0-1 Albania
pic.twitter.com/7lURD5BFyg


